Connect with Us

“Luftë” mes Bayernit dhe PSG-së/ Për mesfushorin e Juventusit

Seria A

“Luftë” mes Bayernit dhe PSG-së/ Për mesfushorin e Juventusit

Publikuar

-

Merkato ka hyrë në ditët e saj të fundit dhe tani është periudha kur të gjitha ekipet e mëdha janë shumë aktive. Ndryshe nga ekipet e tjera që duan të bëjnë blerje, Juventusi kërkon të bëjë disa shitje pas organika e lojtarëve që ka në dispozicion është shumë e zgjeruar sidomos në repartin e mesfushës. I pari që duhet të sakrifikohet është Emre Can.

Me ardhjen e Rabiot, Ramsey, por dhe emrat e tjerë si Pjanic, Matuidi apo Khedira, hapsirat për mesfushorin turko-gjerman janë shumë të pakta te “Zonja”, ndaj po mendohet për një lëvizje të tij.

“Tuttosport” shkuan se për Can ka interes të madh nga Bayerni por edhe nga kampionët e Francës, PSG-ja. Deri tani nuk flitet për shifra konkrete, por transferimi i mesfushorit tek një nga këto dy ekipe është mëse i mundur. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Zhbllokohet supersfida Atl. Madrid-Juve/ Ylli kolumbian hesht stadiumin me golin e tij

Publikuar

-

Juventusi ka gjetur golin e avantazhit në sfidën ndaj Atletico Madridit.

Ishte Juan Cudrado që shënoi në minutën e 48′, pas një pasimi shumë të bukur nga Higuain dhe ylli kolumbian e dërgoi topin aty ku Jan Oblak e kishte të pamundur ta ndalte.

Heshtje në “Wanda Metropolitano”… /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Dikur drejtonte klubin e madh në Serie A/ Tani lë karrierën e trajnerit dhe i futet industrisë së pornos

Publikuar

-

Dikur ish-ndihmës i një prej trajnerëve më të suksesshëm te Fiorentinës, Paulo Sousa, ndërsa tani bëhet promotor i industrisë së filmave për të rritur.

Është ky hapi i radhës i Sem Moioli, i cili ka nisur të mendojë seriozisht për krijimin e një baze multimedia, që do e pagëzojë me emrin, “Disney World of Porn”.

Fillimisht, ai ishte ideatori i krijimit të faqes zytare të shtetit të shenjtë, Vatikanit, në vitin 1990.

Më pas, ish-ndihmës-trajneri te Fiorentina themeloi një kanal televiziv dedikuar ekskluzivisht lojërave elektronike. Ky pasion duket se ka ndikuar edhe te ky hap i fundit i Moioli, i cili la mënjanë karrierën në trajnim për t’iu fokusuar totalisht botës së filmave porno me qendër në Budapest.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Ronaldo zbulon diçka që nuk e dinim/ Ishte shumë pranë transferimit te Arsenali, por ja çfarë ndodhi

Publikuar

-

Para se të trasnferohej te Man. United në vitin 2003, Ronaldo ishte shumë pranë Arsenalit. Këtë gjë e ka rrëfyer vetë portugezi gjatë intervistës së gjatë me Piers Morgan.

“Është e vërtetë, isha pranë transferimit tek Arsenal në vitin 2003, shumë afër, një hap larg. E pabesueshme!”

“Ata janë klub fantastik. Nuk ndodhi sepse në fund zgjodha Man. United, por jam mirënjohës për atë që “Topçinjtë” kanë bërë për mua, sidomos Arsene Wenger”, tregoi Ronaldo, duke mbajtur në duar fanellën e Arsenalit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE