Connect with Us

Partizani “shkrehet” në shtesë, mund Kukësin dhe fiton Superkupën

Sport

Partizani “shkrehet” në shtesë, mund Kukësin dhe fiton Superkupën

Publikuar

-

Partizani ka fituar Superkupën e Shqipërisë pasi ka mundur pas 120 minuta e Kukesin me rezultatin 4-2. Ndeshja ka qenë spektakolare dhe ka pasur dy herë përmbysje.

Ishte Partizani qe shenoi me Malen i cili shtangu portierin e Kukësit, dhe arriti ta mpishte Avdylin duke kaluar të tijtë në avantazh.

Më pas, Kukësi provoi të reagonte, dhe ishte Limaj ai që bëri diçka të tillë me një goditje nga jashtë zone. Ekipi i Duros insistoi sërish, dhe vetëm në 39-të, pas një pasimi të zgjuar të Rrocës, Musta doli vetëm me Hoxhën, dhe barazoi shifrat duke e shmangur dhe atë.

Partizani pati rast për të shënuar sërish me Malën, por këtë herë ishte Avdyli që e ndali. Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërkohë që e dyta nisi me plot 12 minuta vonesë, pas një problemi teknik të arbitrave.

fas

Më pas në pjesën e dytë, Kukësi u duk më kërkues, me linjën e sulmin, ndërkohë që golin e përmbysjes e gjeti sërish Emiliano Musta, i cili në minutën e 56-të, shënoi direkt nga goditja e dënimit, duke shtangur Alban Hoxhën.

Minutat kalonin, dhe Kukësi u duk sikur po menaxhonte gjithçka, deri në minutën e 88-të, ku pas një harkimi të Trashit, Braun kërceu dhe me kokë herën e parë, dhe me këmbë herën e dytë, ia doli të mposhtë Avdylin duke barazuar shifrat, e duke çuar takimin në kohë shtesë.

Më pas, 30 minutat e shtesës folën tërësisht për “demat e kuq”. Që në minutën e 94-t, ishte Braun që shënoi me një të majtë të fuqishme nga hyrja e zonës, duke përmbysur shifrat sërish në favor të Partizanit. Në të 99-tën, pas një pasimi nga ana e Çinarit, Braun shënoi sërish nga brenda zone, duke çuar shifrat në 4-2.

Me vijimin e minutave, Partizani kontrolloi avantazhin, ndërsa Kukësi u duk i pafuqishëm për të reaguar sërish, dhe kështu Partizani u shpall kampion në Superkupë.

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

PSG shkatërron Realin/ Barazim i çmendur mes Atletico Madridit dhe Juves

Publikuar

-

PSG ka fituar 3-0 ndaj Realit në “Parc des Princes” në ndeshjen e parë të grupit A në Champions League. Edhe pse pa treshen kryesore Neymar, Mbappe & Cavani, PSG dominoi takimin nga fillimi në fund.

Protagonisti i kësaj ndeshjeje është padyshim Angel Di Maria. Argjentinasi shënoi dy gola ndaj ish-ekipit të tij dhe nuk ngurroi të festonte si i çmendur.

Me rezultatin 2-0 u mbyll pjesa e parë. Goli i tretë i takimit u shënua në minutat shtesë nga belgu Meunier.

Pas kësaj fitoreje, PSG kryeson grupin, pasi sfida tjetër përfundoi në barazim.

Në supersfidën tjetër të mbrëmjes që u luajt në “Wanda Metropolitano”, Atletico Madrid-Juventus përfundoi në shifrat 2-2.

Në 45 minutat e para pati disa raste, por munguan golat. Ndërsa pjesa e dytë ishte spektakolare. Bardhezinjtë arritën të shënonin dy gola me Cuadrado 48′ dhe Matuidi 65′ dhe u mendua se takimi këtu mori fund.

“Los Colchoneros” nuk u dorëzuan për asnjë çast. Fillimisht ngushtuan rezultatin me golin e Savic 70′ dhe në fund të takimit barazuan shifrat me golin e Herrera.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi pati një rezultat surprizë. Lokomotiv Moska fitoi 1-2 në Leverkusen, duke marrë kështu vendin e parë në grup.

/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Bayerni e nis me këmbë të mbarë, fitore e lehtë ndaj serbëve/ Man. City nuk i diskuton ukrainasit

Publikuar

-

Bayern Munich e ka nisur me fitore sezonin e ri në Champions League. Bavarezët fituan në “Allianz Arena” 3-0 ndaj serbëve të Crvena Zvezda. Goli i parë i takimit u shënua nga Kingsley Coman në minutën e 34′. Ylli francez dërgoi me kokë topin në rrjetë, pas asistit fantastik të Ivan Perisic.

Në minutën e 80′, bavarezët dysfihuan rezultatin falë golit të Lewandowskit. Ky ishte goli i 200 për polakun me fanellën e Bayernit në 249 ndeshje, që në këtë rast iu “fal” nga serbët.

Në minutat shtesë, Thomas Muller shënoi dhe golin e tretë. Bayerni merr vendin e parë në grup, pasi ndeshja tjetër mes Olympiacos dhe Tottenhamit u mbyll në barazim 2-2.

Në grupin C, Man. City fitoi pa proleme 0-3 ndaj Shakhtar Donetsk. Golat për ekipin e Guardiolës u shënuan nga Mahrez 24′, Gundogan 38′ dhe Gabriel Jesus 76′.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Dinamo Zagreb fitoi 4-0 ndaj Atalantës. Ekipi italian debuton me humbje në Champions League. Berat Gjimshiti luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje, madje u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Juventusi tregon forcën/ Kampioni i botës dysfishon rezultatin ndaj Atletico Madridit

Publikuar

-

Juventusi ka shënaur golin e dytë në “Wanda Metropolitano” ndaj vendasve të Atletico Madridit. Ishte kampioni i botës, Matuidi që dërgoi topin për herë të dytë në rrjetën e Oblak. Mesfushori shënoi me kokë pas një krosimi shumë të bukur nga Alex Sandro.

Goli i parë u shënua në fillim të pjesës së dytë nga Cuadrado. Me këtë rezultat, Juventusi tregon forcën që në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Champions League dhe jo më kot konsiderohet si një nga favoritët kryesorë për të fituar këtë trofe. Të fitosh në fushën e Atleticos nuk është aspak e lehtë… /CNA.al

LEXO TE PLOTE