Connect with Us

Tronditet bota e futbollit/ Tre tifozë të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur në derbin e madh

Sport

Tronditet bota e futbollit/ Tre tifozë të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur në derbin e madh

Publikuar

-

Ngjarje tragjike në futbollin Honduras teksa supersfida derbi mes Olimpias dhe Motaguas i ka kushtuar jetën 3 tifozëve. Dy tifozeritë u përfshinë në një përleshje të dhunshme, duke lënë të plagosur edhe dhjetëra persona të tjerë. Sipas presidentit të Motaguas, skuadrës mike, autobusi i futbollistëve të tij u sulmua me sende të forta nga tifozët kundërshtarë.

Tre futbollistë të Motaguas u dërguan menjëherë në spital për shkak të plagëve të shkaktuara prej thyerjes së xhamave. Ky provokim u përshkallëzua në luftë mes grupimeve ultras që, situatë e cila përfundoi në mënyrë dramatike. Derbi u pezullua për një datë ende të pacaktuar.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Zbulohet e vërteta/ Ja pse ylli i Liverpoolit feston me shqiponjë

Publikuar

-

Liverpooli fitoi dje 2-1 ndaj Chelseas, në javën e gjashtë të Premier League. Dy autorët e golave për ekipin e Klopp ishin Trent Alexander-Arnold dhe Firmino.

Sa herë që shënon gol, mbrojtësi 20-vjeçar i Liverpoolit, feston duke bërë shenjën V, ose siç i themi ndryshe ne shqiptarët, feston me shqiponjë. Por cili është kuptimi i kësaj mënyre festimi? Ylli anglez i të kuqve imiton një festim të njohur në video-lojën FIFA, që njihet me emrin ‘Volta’, që do të thotë “të kthehesh” në portugalisht dhe që besohet të jetë një referencë për futbollin në rrugë.

Pra, lojtari që feston në këtë mënyrë me shenjën V apo në formën e shqiponjës, do që të tregojë se vjen nga futbolli i rrugës. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E pabesueshme/ Greqia po na merr edhe Ndojin, i jep shiritin e kapitenit

Publikuar

-

Nga

Andrea Ndoj është një futbollist i jashtëzakonshëm që do të bëj shumë jehonë në të ardhmen. Lojtari që luan me Olimpiakosin U-17 ka arritur të bëj shumë realizime të bukura në kohët e fundit, ku spikat ai ndaj Barcelonës U-17.

Teksa i merrte zvarrë të gjithë nga mesfusha, në Greqi do të nisnin edhe etiketimet si “Mesi shqiptar”. Mesfushori shkodran mund të ishte një element fantastik për të rinjtë e Shqipërisë, që ta pasuronim edhe më shumë organikën tonë.

Veprat flasin në fushën e lojës se kemi të bëjmë me një lojtar që e meriton vëmendjen tonë. Megjithatë, në Greqi i dinë taktikat e vjetra për të përfituar në raste të tilla.

“Sport Ekspres” zbulon nga burime të sigurta se fqinjët po tentojnë me ngulm që të bindin Andrea Ndojin që të veshë fanellën e helenëve. Kjo lloj bindje po bëhet me fjalët e bukura dhe premtimet e grekëve, se lojtari ynë do të ketë edhe shiritin e tyre të kapitenit, vetëm që të ndërrmarë këtë vendim të guximshëm. /Sport Ekspres/

LEXO TE PLOTE

Sport

“Bomba” e Agustin Kolës: Tirana e shiti Kupën ndaj Flamurtarit në 2009-ën se donte Bamir Topi

Publikuar

-

Nga

Agustin Kola, një nga legjendat e Tiranës, zbulon prapaskenat e Kupës së Shqipërisë, që Tirana e humbi në finale me rezultatin 2-1 në vitin 2009. I ftuar në “Radio Tirana” nga gazetari Ervin Baku, ish-sulmuesi i shquar rrëfen gjithçka për jetën e tij, por ndërkohë përmend edhe ish-presidentin e Republikës, Bamir Topin. Asokohe trajner i bardhebluve, tani Kola thotë se Tirana e shiti finalen e Kupës, sepse kështu donte Bamiri.

“Morëm kampionatin, paçka se nuk isha në ndeshjen e fundit, sepse ishin problemet që u shit ndeshja e Kupës së Republikës. Por nuk u shit për lekë, se Rit Halili s’ka shitur për lekë ndeshje. E ka shitur për politikë, se donte Bamiri. Ja, po e them troç”, deklaroi Kola. Në atë finale, Topi, Gjika dhe Duka kanë qenë së bashku në stadium. Pas saj Agustin Kola dha dorëheqjen, ndërsa polemikat vazhduan më pas me akuza të Halilit ndaj lojtarëve dhe replika nga Vlora.

JETA SI LUFTË

“Jeta ime ka qenë luftë e fituar nga unë, po jo luftë e fituar me armë, por me punë dhe djersë. Një luftë që e fitova në fund dhe ishte realisht shumë e bukur. Dhe për këtë jam këtu”.

NISJA E KARRIERËS

“Në klasën e tretë isha edhe notar dhe shkoja në cirk. Shkoja në shkollë te “Hasan Vogli”. Asokohe bëheshin kampionatet e shkollave, sepse ishin klasat sportive. Në shkollë merresha me futboll ashtu si dhe në lagje. Një ditë vjen në klasë profesori i fizkulturës, Aurel Verria, dhe na thërret. Isha bashkë me Skënder Hodjen, Ylli Shabanin dhe duke parë që ia vlente, ndërtoi një ekip të pionierëve të 17 Nëntorit. Në klasë të tetë isha pjesë e rregullt e skuadrës së Tiranës. Atëherë u përzgjodhëm në rang pionierësh dhe shkuam në spartakiadë në rang republike te kampi i pionierëve në Durrës. Po atë kampionat dola kampion. Ishte kupa e parë imja dhe në finale mundëm Partizanin. Jo armiqtë, Partizanin. Në fushë ishim armiq më pas miq dhe vëllezër jashtë fushe. Një gol e bëri Lubani, një gol unë. Nuk e harroj kurrë. Ishte jetë e lodhshme, por shumë e bukur, sepse luftoje për diçka. Ishte viti 1974″.

FUTBOLLI

“Futbolli s’ka tifozë, sepse nuk ka nivel. Ne kishim trajnerë yje me fëmijët, si në Shqipëri dhe Greqi. Nuk punohet me fëmijët këtu te ne. Skënderbeu bëri diçka të mirë, por ne e shkatërruam. Askush nuk është dënuar 10 vite, edhe pse kanë bërë gjithçka të keqe. Jemi të këqij me njëri-tjetrin. Dy orë stërvitje bënin në kohën tonë kooperativat. Zgjidhja në kohën tonë është privatizimi i klubeve”.

TIRANA

“Është skuadër me lojtarë me përvojë, si Osmani, Lila. Pretendon për titullin, ndërsa Europa nuk diskutohet. Djemtë e Tiranës të flasin pak dhe të luajnë në fushë. Tifozëve u bëj thirrje që të jenë sa më shumë në stadium. Deri para pak kohësh kanë pasur të drejtë. Tani duhet të përkrahim Tiranën”.

FINALJA E 2009-ËS

“Futbollin e kemi prishur ne ish-futbollistët. Jemi bërë palë me presidentët. Çfarë bëra unë në 2009-ën? Isha nëntë pikë pas dhe nuk bëra filozofi. Thjesht bëra dy herë në ditë stërvitje deri të premten. Këta e dinë si fitohet dhe si është bota sot. Morëm kampionatin, paçka se nuk isha në ndeshjen e fundit, sepse ishin problemet që u shit ndeshja e Kupës së Republikës. Por nuk u shit për lekë, se Rit Halili s’ka shit për lekë ndeshje. E ka shitur për politikë, se donte Bamiri. Ja po e them troç”.

SKEDA E NDESHJES:

E MËRKURË 6 MAJ 2009

FLAMURTARI-TIRANA 2-1

GOLAT: Mema 65′, Zeqiri 92′ / Dabulla 42′

FLAMURTARI: Moçka, Paniç, O.Beqiri, Veliu, Begaj, Kuqi, Alvizh (Brajkoviç 72′), Zeqiri, Çaushaj, Strati(Shehaj 54′), Mema. Trajner: E.Memushi.

TIRANA: Nallbani, Dabulla, Osmani (Muzaka 46′), Pezo, Abraham, Agolli, Muka, Devolli, Patushi(Sefa 79′), Xhafaj, Memelli. Trajner: Agustin Kola.

GJYQTARË: B. Pashaj, E. Doda, D. Rexha (Tiranë) K

ARTONË TË VERDHË: O.Beqiri, Alvizh

LEXO TE PLOTE