Connect with Us

Shënoi 3 gola ndaj Kukësit, Braun: Ja kush është lojtari im i preferuar

Sport

Shënoi 3 gola ndaj Kukësit, Braun: Ja kush është lojtari im i preferuar

Publikuar

-

Të hysh në fushë si zëvendësues dhe të shënosh tre gola. Më mirë se kaq as në ëndërr nuk mund ta shikosh, por atë e përjetoi në fushë dhe në realitet, Brajan Braun. Pa dyshim ishte heroi i ndeshjes, i cili me tripletën e tij i dha trofeun e parë sezonal Partizanit, Superkupën e Shqipërisë.

Në një intervistë ekskluzive në përfundim të ndeshjes për “Panorama Sport”, sulmuesi i të kuqve tregon emocionet e tij në këtë ndeshje, teksa e pranon se në futbollin profesionist është hera e parë që shënon tre gola brenda një ndeshjeje. Sulmuesi që frymëzohet nga ylli botëror, Lionel Mesi, shpreson se sa herë të hyjë në fushë, të jetë gjithnjë gati.

Në lidhje me golat e këtij sezoni, nuk bën parashikime, por premton se do të japë gjithnjë më të mirën e tij. Brajan Braun me sa duket nuk është lojtar polemizues, pasi edhe pas shënimit të tre golave ka pohuar se për aktivizimin e tij vendos trajneri dhe ai do të jetë gjithnjë i gatshëm sa herë që të jetë nevoja.

E prisnit të ishit heroi i Superkupës me tre gola?

Jo, jo. Nuk e prisja të isha heroi në këtë takim. Thjesht hyra në lojë dhe doja të jepja kontributin tim për skuadrën. Ishte diçka speciale për mua të shënoja tre gola në një sfidë të tillë. Dhe normalisht që jam i lumtur për këtë, për më tepër që edhe ekipi fitoi trofeun.

Kishit shënuar më parë tri gola?

Në futbollin profesionist është hera e parë që kam shënuar tre gola. Në SHBA kam arritur të shënoj edhe dy gola në një ndeshje, por jo tre. Me sa mbaj mend, në Xhamajkë kam shënuar tre gola, por jo të këtij niveli.

Cili lojtar ju inspiron në futbollin botëror?

Mesi, sigurisht. Ai më inspiron dhe është lojtari im i preferuar, ndërsa Barcelona është ekipi im i preferuar.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

PSG shkatërron Realin/ Barazim i çmendur mes Atletico Madridit dhe Juves

Publikuar

-

PSG ka fituar 3-0 ndaj Realit në “Parc des Princes” në ndeshjen e parë të grupit A në Champions League. Edhe pse pa treshen kryesore Neymar, Mbappe & Cavani, PSG dominoi takimin nga fillimi në fund.

Protagonisti i kësaj ndeshjeje është padyshim Angel Di Maria. Argjentinasi shënoi dy gola ndaj ish-ekipit të tij dhe nuk ngurroi të festonte si i çmendur.

Me rezultatin 2-0 u mbyll pjesa e parë. Goli i tretë i takimit u shënua në minutat shtesë nga belgu Meunier.

Pas kësaj fitoreje, PSG kryeson grupin, pasi sfida tjetër përfundoi në barazim.

Në supersfidën tjetër të mbrëmjes që u luajt në “Wanda Metropolitano”, Atletico Madrid-Juventus përfundoi në shifrat 2-2.

Në 45 minutat e para pati disa raste, por munguan golat. Ndërsa pjesa e dytë ishte spektakolare. Bardhezinjtë arritën të shënonin dy gola me Cuadrado 48′ dhe Matuidi 65′ dhe u mendua se takimi këtu mori fund.

“Los Colchoneros” nuk u dorëzuan për asnjë çast. Fillimisht ngushtuan rezultatin me golin e Savic 70′ dhe në fund të takimit barazuan shifrat me golin e Herrera.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi pati një rezultat surprizë. Lokomotiv Moska fitoi 1-2 në Leverkusen, duke marrë kështu vendin e parë në grup.

/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Bayerni e nis me këmbë të mbarë, fitore e lehtë ndaj serbëve/ Man. City nuk i diskuton ukrainasit

Publikuar

-

Bayern Munich e ka nisur me fitore sezonin e ri në Champions League. Bavarezët fituan në “Allianz Arena” 3-0 ndaj serbëve të Crvena Zvezda. Goli i parë i takimit u shënua nga Kingsley Coman në minutën e 34′. Ylli francez dërgoi me kokë topin në rrjetë, pas asistit fantastik të Ivan Perisic.

Në minutën e 80′, bavarezët dysfihuan rezultatin falë golit të Lewandowskit. Ky ishte goli i 200 për polakun me fanellën e Bayernit në 249 ndeshje, që në këtë rast iu “fal” nga serbët.

Në minutat shtesë, Thomas Muller shënoi dhe golin e tretë. Bayerni merr vendin e parë në grup, pasi ndeshja tjetër mes Olympiacos dhe Tottenhamit u mbyll në barazim 2-2.

Në grupin C, Man. City fitoi pa proleme 0-3 ndaj Shakhtar Donetsk. Golat për ekipin e Guardiolës u shënuan nga Mahrez 24′, Gundogan 38′ dhe Gabriel Jesus 76′.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Dinamo Zagreb fitoi 4-0 ndaj Atalantës. Ekipi italian debuton me humbje në Champions League. Berat Gjimshiti luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje, madje u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Juventusi tregon forcën/ Kampioni i botës dysfishon rezultatin ndaj Atletico Madridit

Publikuar

-

Juventusi ka shënaur golin e dytë në “Wanda Metropolitano” ndaj vendasve të Atletico Madridit. Ishte kampioni i botës, Matuidi që dërgoi topin për herë të dytë në rrjetën e Oblak. Mesfushori shënoi me kokë pas një krosimi shumë të bukur nga Alex Sandro.

Goli i parë u shënua në fillim të pjesës së dytë nga Cuadrado. Me këtë rezultat, Juventusi tregon forcën që në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Champions League dhe jo më kot konsiderohet si një nga favoritët kryesorë për të fituar këtë trofe. Të fitosh në fushën e Atleticos nuk është aspak e lehtë… /CNA.al

LEXO TE PLOTE