Connect with Us

Sulmuesi i Kamerunit zbarkon në Superligën shqiptare, ja te cili ekip

Sport

Sulmuesi i Kamerunit zbarkon në Superligën shqiptare, ja te cili ekip

Publikuar

-

Bylisi nuk di të ndalet në këtë merkato, afron edhe një kamerunas për sulmin. Mishel Vailant është blerja më e re e skuadrës së drejtuar nga Veljko Dovedan. Lojtari ka ardhur prej pak ditësh në Ballsh, madje direkt ai u provua edhe në miqësoren e luajtur kundër Tiranës

U aktivizua gjatë pjesës së dytë, duke dhënë sinjale të mira dhe duke bindur drejtuesit që t’i ofrojnë një kontratë. Lojtari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Superligën serbe, ndërsa ka qenë pjesë e Mlladost Lucanit. Bëhet fjalë për një futbollist cilësor, pasi është pjesë edhe e kombëtares U23 të shtetit të tij.

Futbollisti 23- vjeçar ka firmosur dhe pritet që të rrisë edhe më shumë konkurrencën në vijën e parë për sezonin e ardhshëm. Sot pritet që shtatlarti të prezantohet në Ballsh, shkruan “Panorama Sport”.

Kujtojmë që për vijën e parë, stafi teknik ka edhe Guindon e Antonin, dy lojtarë që spikatën vjet në Kategorinë e Parë apo edhe talentin Çardaku, i afruar këtë verë. Ballshiotët kanë qenë mjaft aktivë, pasi janë afruar edhe futbollistë cilësorë, si: Turabov, Mëllugja apo Bicaj me Hidin. Por, nuk përjashtohet mundësia që të ketë të tjera surpriza në vazhdim.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

PSG shkatërron Realin/ Barazim i çmendur mes Atletico Madridit dhe Juves

Publikuar

-

PSG ka fituar 3-0 ndaj Realit në “Parc des Princes” në ndeshjen e parë të grupit A në Champions League. Edhe pse pa treshen kryesore Neymar, Mbappe & Cavani, PSG dominoi takimin nga fillimi në fund.

Protagonisti i kësaj ndeshjeje është padyshim Angel Di Maria. Argjentinasi shënoi dy gola ndaj ish-ekipit të tij dhe nuk ngurroi të festonte si i çmendur.

Me rezultatin 2-0 u mbyll pjesa e parë. Goli i tretë i takimit u shënua në minutat shtesë nga belgu Meunier.

Pas kësaj fitoreje, PSG kryeson grupin, pasi sfida tjetër përfundoi në barazim.

Në supersfidën tjetër të mbrëmjes që u luajt në “Wanda Metropolitano”, Atletico Madrid-Juventus përfundoi në shifrat 2-2.

Në 45 minutat e para pati disa raste, por munguan golat. Ndërsa pjesa e dytë ishte spektakolare. Bardhezinjtë arritën të shënonin dy gola me Cuadrado 48′ dhe Matuidi 65′ dhe u mendua se takimi këtu mori fund.

“Los Colchoneros” nuk u dorëzuan për asnjë çast. Fillimisht ngushtuan rezultatin me golin e Savic 70′ dhe në fund të takimit barazuan shifrat me golin e Herrera.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi pati një rezultat surprizë. Lokomotiv Moska fitoi 1-2 në Leverkusen, duke marrë kështu vendin e parë në grup.

/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Bayerni e nis me këmbë të mbarë, fitore e lehtë ndaj serbëve/ Man. City nuk i diskuton ukrainasit

Publikuar

-

Bayern Munich e ka nisur me fitore sezonin e ri në Champions League. Bavarezët fituan në “Allianz Arena” 3-0 ndaj serbëve të Crvena Zvezda. Goli i parë i takimit u shënua nga Kingsley Coman në minutën e 34′. Ylli francez dërgoi me kokë topin në rrjetë, pas asistit fantastik të Ivan Perisic.

Në minutën e 80′, bavarezët dysfihuan rezultatin falë golit të Lewandowskit. Ky ishte goli i 200 për polakun me fanellën e Bayernit në 249 ndeshje, që në këtë rast iu “fal” nga serbët.

Në minutat shtesë, Thomas Muller shënoi dhe golin e tretë. Bayerni merr vendin e parë në grup, pasi ndeshja tjetër mes Olympiacos dhe Tottenhamit u mbyll në barazim 2-2.

Në grupin C, Man. City fitoi pa proleme 0-3 ndaj Shakhtar Donetsk. Golat për ekipin e Guardiolës u shënuan nga Mahrez 24′, Gundogan 38′ dhe Gabriel Jesus 76′.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Dinamo Zagreb fitoi 4-0 ndaj Atalantës. Ekipi italian debuton me humbje në Champions League. Berat Gjimshiti luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje, madje u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Juventusi tregon forcën/ Kampioni i botës dysfishon rezultatin ndaj Atletico Madridit

Publikuar

-

Juventusi ka shënaur golin e dytë në “Wanda Metropolitano” ndaj vendasve të Atletico Madridit. Ishte kampioni i botës, Matuidi që dërgoi topin për herë të dytë në rrjetën e Oblak. Mesfushori shënoi me kokë pas një krosimi shumë të bukur nga Alex Sandro.

Goli i parë u shënua në fillim të pjesës së dytë nga Cuadrado. Me këtë rezultat, Juventusi tregon forcën që në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Champions League dhe jo më kot konsiderohet si një nga favoritët kryesorë për të fituar këtë trofe. Të fitosh në fushën e Atleticos nuk është aspak e lehtë… /CNA.al

LEXO TE PLOTE