Connect with Us

E kryer/ Ribery pranon ofertën e klubit të madh italian

Seria A

E kryer/ Ribery pranon ofertën e klubit të madh italian

Publikuar

-

Franck Ribery do të luajë në Serie sezonin e ri. “Das Bild” raporton se ylli francez ka hedhur poshtë ofertën e majme të ekipit rus Spartak Moscow, apo dhe oferta të tjera nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe MLS, duke pranuar ofertën e Fiorentinës.

Klubi vjollcë konfirmoi se ata i kishin bërë një ofertë dhe nëse ai dëshiron të vazhdojë të luajë në nivel të lartë, atëherë ata janë duke pritur.

Gjithashtu familja e Ribery ka luajtur një rol vendimtar në marrjen e këtij vendimi.

Ribery u largua në fund të sezonit të kaluar nga Bayerni, pas 12 vitesh në Bundesligë dhe tani është gati të nisë një përvojë të re në Serie A. Akoma nuk bëhen të ditura detajet e kontratës. / CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Zhbllokohet supersfida Atl. Madrid-Juve/ Ylli kolumbian hesht stadiumin me golin e tij

Publikuar

-

Juventusi ka gjetur golin e avantazhit në sfidën ndaj Atletico Madridit.

Ishte Juan Cudrado që shënoi në minutën e 48′, pas një pasimi shumë të bukur nga Higuain dhe ylli kolumbian e dërgoi topin aty ku Jan Oblak e kishte të pamundur ta ndalte.

Heshtje në “Wanda Metropolitano”… /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Dikur drejtonte klubin e madh në Serie A/ Tani lë karrierën e trajnerit dhe i futet industrisë së pornos

Publikuar

-

Dikur ish-ndihmës i një prej trajnerëve më të suksesshëm te Fiorentinës, Paulo Sousa, ndërsa tani bëhet promotor i industrisë së filmave për të rritur.

Është ky hapi i radhës i Sem Moioli, i cili ka nisur të mendojë seriozisht për krijimin e një baze multimedia, që do e pagëzojë me emrin, “Disney World of Porn”.

Fillimisht, ai ishte ideatori i krijimit të faqes zytare të shtetit të shenjtë, Vatikanit, në vitin 1990.

Më pas, ish-ndihmës-trajneri te Fiorentina themeloi një kanal televiziv dedikuar ekskluzivisht lojërave elektronike. Ky pasion duket se ka ndikuar edhe te ky hap i fundit i Moioli, i cili la mënjanë karrierën në trajnim për t’iu fokusuar totalisht botës së filmave porno me qendër në Budapest.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Ronaldo zbulon diçka që nuk e dinim/ Ishte shumë pranë transferimit te Arsenali, por ja çfarë ndodhi

Publikuar

-

Para se të trasnferohej te Man. United në vitin 2003, Ronaldo ishte shumë pranë Arsenalit. Këtë gjë e ka rrëfyer vetë portugezi gjatë intervistës së gjatë me Piers Morgan.

“Është e vërtetë, isha pranë transferimit tek Arsenal në vitin 2003, shumë afër, një hap larg. E pabesueshme!”

“Ata janë klub fantastik. Nuk ndodhi sepse në fund zgjodha Man. United, por jam mirënjohës për atë që “Topçinjtë” kanë bërë për mua, sidomos Arsene Wenger”, tregoi Ronaldo, duke mbajtur në duar fanellën e Arsenalit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE