Connect with Us

E mbani mend “legjendën” Nagatomo?/ Do të rikthehet sërish në Serie A

Seria A

E mbani mend “legjendën” Nagatomo?/ Do të rikthehet sërish në Serie A

Publikuar

-

Nëse ka një futbollist që është tallur pa fund në rrjetet sociale dhe është bërë pjesë e shumë memeve apo shakave të ndryshme, është padyshim ish-lojtari i Interit, Yuto Nagatomo.

Japonezi ka luajtur për 8 vite në Serie A, për një sezon 2010-2011 i huazuar te Cesena dhe më pas për 7 sezone tek Interi. Në vitin 2018 u huazua tek Galatasaray, ndërsa sezonin e ri pritet të rikthehet në Serie A, tek ekipi i Fiorentinës.

Së fundmi, ka pasur kontakte dhe bisedime mes klubit vjollcë dhe atij turk. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Çfarë ndjesie të jep përballja me Ronaldon?/ Balotelli godet me përgjigjen e tij

Publikuar

-

“Çfarë ndjesie më jep përballja me Ronaldon? Është më i miri në botë bashkë me Messin, por nuk më entuziazmon sfida me të. Duhet të mendoj vetëm për veten dhe Brescian”.

Këto janë fjalët e Mario Balotellit, i cili do të debutojë me Brescian në Serinë A të martën në mbrëmje në shtëpinë e Juventusit. Katër ndeshjet skualifikim të marra gjatë kohës që luante në Ligue 1 e kanë detyruar italianin ta shtyjë debutimin e tij në Serinë A në këtë sezon.

“Jam gati. Nuk mund të luaj 90 minuta, por jam në dispozicion dhe kam dëshirë të zbres në fushë. Besoj se jam stërvitur më shumë në këtë periudhë me Brescia-n se në të gjithë jetën time”.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video/ Ribery shënon golin e parë në Serie A dhe është një perlë e vërtetë

Publikuar

-

Fiorentina është duke fituar 1-2 në Bergamo ndaj Atalantës, për javën e katërt të Serie A. Goli i parë për miqtë u shënua nga Chiesa 24′, i dyti nga Ribery 65′. Për francezin ky ishte goli i parë në Serie A dhe ishte mjaft i bukur.

Pas asistit të marrë nga Chiesa, Ribery dërgon topin në rrjetë me një goditje fluturimthi.

Vendasit sapo ngushtuan rezultatin më golin e Ilicic 84′. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Fitore spektakolare për Napolin, shkëlqen transferimi i fundit/ Tre pikësh dramatik për Romën

Publikuar

-

Napoli ka fituar 1-4 ndaj Lecce, në javën e katërt në Serie A. Protagonisti kryesor për ekipin e Ancelottit sot ishte Fernando Lllorente, që shënoi dy gola 28′ dhe 82′. Ai u transferua falas te Napoli në ditën e fundit të merkatos.

Spanjolli edhe pse është 34 vjeç, ende nuk e ka humbur nuhatjen për golin. Dy golat e tjerë për Napolin u shënuan nga Insigne nga penalltia 40’dhe Ruiz 52′. Përsa i përket Elseid Hysajt, ai e ndoqi nga stoli këtë ndeshje duke mos patur asnjë minutë në dispozcion.

Goli i vetëm për vendasit u shënua nga Mancosu me penallti në 61′. Pas kësaj fitoreje, Napoli renditet i treti me 9 pikë. Ndërsa Lecce renditet e treta nga fundi me vetëm 3 pikë.

Në “Renato Dall’Ara”, Roma fitoi 1-2 ndaj Bologna. Tre golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë. Në minutën e 49′, serbi Kolarov zhbllokoi takimin pas një goditjeje të bukur dënimi.

Barazimi i vendasve erdhi pas 5 minutash, Sansone shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Kur të gjithë prisnin që ndeshja të mbyllej në barazim 1-1, ishte Edin Dzeko që dërgoi topin me kokë në rrjetë, duke iu dhënë një fitore të madhe verdhezinjve.

Roma renditet në vend të katërt më 8 pikë, Bologna në vendin e pestë më 7 pikë.

Në dy ndeshjet e tjera, Sassuolo fitoi 3-0 ndaj Spal, Sampdoria 1-0 ndaj Torinos. /CNA.al

LEXO TE PLOTE