Connect with Us

“Idrizi president me paratë e të tjerëve, të largohet sa më shpejt nga Flamurtari”

Sport

“Idrizi president me paratë e të tjerëve, të largohet sa më shpejt nga Flamurtari”

Publikuar

-

Eqerem Memushi “skanon” Flamurtarin dhe radhit arsyet e kësaj krize. E quan të paprecedentë faktin që stërvitja nis 10 ditë para fillimit të kampionatit, ndërsa hapur e thotë se merkatoja është e dështuar.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ish-trajneri i njohur vlonjat mendon se situata është aq e rëndë, sa vetëm Zoti mund të sjellë shpëtimin. Zgjidhjen e gjen te largimi i Sinan Idrizit, madje thekson se me ikjen e tij, do mjaftonin 48 orë që dashamirësit vlonjatë do të mblidhnin 1 miliard lekë.

Memushi, ka ndodhur ndonjëherë në historinë e futbollit shqiptar që një ekip të fillojë përgatitjet 10 ditë para kampionatit?

Nga eksperienca që kam unë si ish-lojtar apo si ish-trajner, nuk mbaj mend që një skuadër ta nisë apo ta ketë nisur me kaq vonesë punën për sezonin e ri.

Largohet një trajner dhe vjen një tjetër. Mendoni se ka një mungesë serioziteti në këtë pjesë?

Në momentin e parë që u emërua Gerdi, të gjithëve na erdhi mirë dhe menduam se më në fund do të kishte djemtë vlonjatë te Flamurtari. Haxhiu është serioz, me eksperiencë në Superiore dhe që ka drejtuar disa skuadra. Duke parë rrjedhën e ngjarjeve, unë nuk jam i sigurt për ta shpjeguar. Këtë më mirë duhet ta sqarojë administratori dhe trajneri. Ata i dinë shkaqet e largimit nga ekipi. Por një ide e kam… problemi financiar është kryesori dhe i padiskutueshëm.

Si e shikoni rolin dhe qëndrimin e bashkisë në këtë histori?

Unë e kam thënë edhe më parë. Nuk është problem i bashkisë. Problemin e ka te vetja ky klub. Bashkia deri në këto momente është shumë korrekte në marrëdhënie me kontratën dypalëshe dhe është e qartë. Pikërisht se është e qartë bashkia edhe nuk po ndërhyn, pasi i di kompetencat e saj. Ky është mendimi im.

Duket se lojtarët nuk kanë garanci as për këtë sezon. Besoni te zgjidhja e situatës?

Ne jemi këtu, jemi pjesë e qytetit dhe e skuadrës. Kemi luajtur te Flamurtari dhe na vjen keq. Zgjidhjen duhet ta japin ata që drejtojnë në klub.

Por, si mund të zgjidhet çështja e Flamurtarit?

Para disa ditësh, administratori Idrizi kishte thënë se nuk ka vlerë 5 mijë apo 10 mijë lekëshi. Por, për mendimin tim ai duhet të japë dorëheqjen. Të dalë para mediave, të dorëhiqet nga klubi dhe ta shikojë që për dy ditë, po nuk u mblodhën 1 miliard lekë nga të gjithë njerëzit që e duan Flamurtarin. Të dalë në media dhe të pranojë dështimin, të pranojë që deri në këto momente nuk është në gjendje ta drejtojë këtë klub dhe të mos na tregojë që dua të bëj klub, por nuk dua të bëjë skuadër. I thoni që klubi dhe skuadra bëhen me financa. Nëse ke financa, bëhet edhe klubi dhe skuadra. Nëse nuk ka financa, ta falënderojë gjithë qyteti për atë kontribut që me të vërtetë ka dhënë se nuk ia mohon njeri. Po të jetë për para, jemi gjithë këta specialistë ne. Vijmë me ballin hapur pa lekë te Flamurtari dhe punojmë që të gjithë.

Doni të thoni se mund t’i jepni një dorë Flamurtarit pa interesa financiare?

E them sinqerisht dhe me pastërti këtë. Që të gjithë kolegët e mi, miq e shokë që kanë kontribuuar për këto ngjyra do të vinin. Po nuk erdhën, më pështyni mua. Të gjithë punojnë pa lekë. Pa lekë e mbajmë ne, jo të jetë ai (i referohet Idrizit). Ai me lekët e të tjerëve do të jetë president. Ashtu e mbajmë ne, brezi ynë, pa lekë fare. Ne punojmë pa rrogë. Të hapë krahun dhe merren njerëz të tjerë me atë punë. Njerëz që i kanë mundësitë për ta ngritur Flamurtarin në nivelet që i takon. Dorëheqja e tij është e vonuar, duhet ta kishte bërë më shpejt. Idrizi duhet të kuptojë një gjë: të mos e varë xhaketën te çengeli dhe me justifikime. Jo po FSHFja, jo po bashkia, jo po kjo, e jo ajo… O zotëri, ku është konkretisht ai njeri? Janë 30 njerëz që e kanë hedhur në gjyq për të drejtën e tyre, për ushqimin e fëmijëve të tyre që kanë dhënë gjakun aty. Këtë të shikojë ai dhe mos të hidhet jo kjo, jo ajo, jo kështu apo ashtu. Më vjen keq që edhe një djalë nga Vlora si Franc Veliu, të ikë në atë mënyrë nga skuadra. Ecuria e Flamurtarit u duk që nga prezantimi në fillim që mori drejtimin, që në prezantimin e tij prezent ishin Trokallari, Fjodori dhe Xhejmsi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Sot do ishte duke luajtur në La Liga, nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur Myrto Uzunit

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të shkëlqyer te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Talenti beratas gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kësaj jave. Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, talenti i Kombëtares, foli në lidhje me prapaskenat e merkatos së janarit duke u shprehur: “Unë jam tifoz […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kryesojnë me meritë kampionatin, ja 17 motivet pse Tirana po bën ligjin në Superligë

Publikuar

-

Nga

Kur Tirana shkarkoi Julian Ahmatajn, diskutimi ishte nëse do të mund të shmangte apo jo vendin e “play off”-it. Askush nuk e kishte menduar se do të bënin një fazë të tërë pa humbje dhe tani në këtë periudhë të kampionatit do t’i shikonin të gjithë nga lart. Bardheblutë kryesojnë me meritë tabelën e klasifikimit, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Statistikat e frikshme, Tirana është super pas minutës së 80-të

Publikuar

-

Nga

Përgatitja fizike e një skuadre vlerësohet sidomos në minutat e fundit, kur arrin që të ruajë ritmin, të imponohet dhe mbi të gjitha të marrë pikë të arta në atë që quhet fryma e fundit. Mbi të gjitha, këtë edicion ka një hapësirë kohore e cila mund të konsiderohet momenti “Tirana”. Pas minutës së 80-të, […]

LEXO TE PLOTE