Connect with Us

Kukësi ka gati “bombën” e merkatos, akord me “sozinë” e Valdet Ramës

Sport

Kukësi ka gati “bombën” e merkatos, akord me “sozinë” e Valdet Ramës

Publikuar

-

Pas konfirmimit të largimit të Valdet Ramës, Kukësit i nevojitet me çdo kusht një sulmues krahu me karakteristikat e kosovarit. Kristal Abazaj është opsion i parë, ku palët janë në bisedime, por kërkesat mjaft të larta ekonomike të futbollistit stepin paksa presidentin Safet Gjici.

Ky i fundit duket se deri në muajin janar do të testojë ekipin, pra nëse është apo jo për kampion me këtë grup lojtarësh, e më pas, nëse do të duhet, mund të bëjë edhe “çmendurira” duke afruar emra “big” që bëjnë diferencën.

Te Kukësi duket se kanë krijuar një bindje që pavarësisht se sulmi ka emra si Vasil Shkurtaj, Mirlind Daku dhe Markovanbasten Çema, sërish duhen lojtarë me cilësitë e Ramës, që mund ta nxjerrin në çdo moment golin dhe ta nderojnë ekipin.

Drejtuesit, me në krye Nderim Nexhipin, kanë hyrë në garë fuqishëm për të afruar një sulmues që të bëjë diferencën. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se futbollisti ganez i lindur në Itali, Emanuel Gyasi, po bisedon me Kukësin.

Ai është pjesë e klubit të Serisë B italiane, Specia, ku në sezonin e fundit ka qenë titullar në shumicën e ndeshjeve dhe ka arritur të shënojë tre gola.

Mësohet se drejtori Nexhipi nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tij, ka kërkuar që ta huazojë për një sezon sulmuesin e krahut, i cili mund të luajë edhe në të majtë, edhe në të djathtë. 25-vjeçari shikohet si një zgjidhje mjaft e mirë për sulmin, pasi ai ka eksperiencën e duhur për të dhënë kontributin e tij te Kukësi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Sot do ishte duke luajtur në La Liga, nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur Myrto Uzunit

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të shkëlqyer te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Talenti beratas gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kësaj jave. Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, talenti i Kombëtares, foli në lidhje me prapaskenat e merkatos së janarit duke u shprehur: “Unë jam tifoz […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kryesojnë me meritë kampionatin, ja 17 motivet pse Tirana po bën ligjin në Superligë

Publikuar

-

Nga

Kur Tirana shkarkoi Julian Ahmatajn, diskutimi ishte nëse do të mund të shmangte apo jo vendin e “play off”-it. Askush nuk e kishte menduar se do të bënin një fazë të tërë pa humbje dhe tani në këtë periudhë të kampionatit do t’i shikonin të gjithë nga lart. Bardheblutë kryesojnë me meritë tabelën e klasifikimit, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Statistikat e frikshme, Tirana është super pas minutës së 80-të

Publikuar

-

Nga

Përgatitja fizike e një skuadre vlerësohet sidomos në minutat e fundit, kur arrin që të ruajë ritmin, të imponohet dhe mbi të gjitha të marrë pikë të arta në atë që quhet fryma e fundit. Mbi të gjitha, këtë edicion ka një hapësirë kohore e cila mund të konsiderohet momenti “Tirana”. Pas minutës së 80-të, […]

LEXO TE PLOTE