Connect with Us

Mario Kempes: Te Lushnja nuk erdha për para

Sport

Mario Kempes: Te Lushnja nuk erdha për para

Publikuar

-

Mario Kempes do të kujtohet gjatë si një nga emrat më të njohur që ka ardhur për të drejtuar në futbollin tonë. Kampioni i Botës me Argjentinën vitin 1978, një golashënues me famë botërore, mori drejtimin e Lushnjës në vitin 1997 dhe për pak muaj bëri që kjo skuadër të pushtonte faqet e para të shtypit sportiv e jo vetën në vendin tonë.

Sigurisht që Kempes u mirëpagua në atë kohë, por argjentinasi insiston se udhëtimet e tij në vendin tonë, por edhe në të tjera të veçanta ku kishte drejtuar, nuk kishin qenë thjesht për përfitim ekonomik, por i kishte parë si sfida, shkruan “Vipsport.al”.

Në një intervistë të dhënë për “APA”, Kempes është pyetur pikërisht se pse ka zgjedhur këto destinacione “ekzotike” për karrierën e tij të trajnerit dhe ai ka shpjeguar këndvështrimin e tij.

“Më erdhën këto oferta dhe më pëlqeu sfida që më priste. Nuk e kam bërë për para. Nuk ishte sfidë vetëm në fushë, por shpesh shoqërohej edhe më vështirësi. Ndaj me kalimin e kohës u bë e lodhshme. Çdo trajner dëshiron të drejtojë një klub të madh.

Për shembull në vitin 1999 unë dola kampion në Bolivi me Strongest, titulli im i parë si trajner. Gjërat nuk shkuan siç desha unë më pas dhe e kam parë me kalimin e viteve se nuk argëtohesha aq shumë sa në rolin e komentatorit që kam tani për ESPN”, ishte shpjegimi i Kempes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Sot do ishte duke luajtur në La Liga, nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur Myrto Uzunit

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të shkëlqyer te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Talenti beratas gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kësaj jave. Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, talenti i Kombëtares, foli në lidhje me prapaskenat e merkatos së janarit duke u shprehur: “Unë jam tifoz […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kryesojnë me meritë kampionatin, ja 17 motivet pse Tirana po bën ligjin në Superligë

Publikuar

-

Nga

Kur Tirana shkarkoi Julian Ahmatajn, diskutimi ishte nëse do të mund të shmangte apo jo vendin e “play off”-it. Askush nuk e kishte menduar se do të bënin një fazë të tërë pa humbje dhe tani në këtë periudhë të kampionatit do t’i shikonin të gjithë nga lart. Bardheblutë kryesojnë me meritë tabelën e klasifikimit, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Statistikat e frikshme, Tirana është super pas minutës së 80-të

Publikuar

-

Nga

Përgatitja fizike e një skuadre vlerësohet sidomos në minutat e fundit, kur arrin që të ruajë ritmin, të imponohet dhe mbi të gjitha të marrë pikë të arta në atë që quhet fryma e fundit. Mbi të gjitha, këtë edicion ka një hapësirë kohore e cila mund të konsiderohet momenti “Tirana”. Pas minutës së 80-të, […]

LEXO TE PLOTE