Connect with Us

Golashënuesit më të mirë deri në 23 vjeç/ Në vend të parë “dështaku” i Interit

Seria A

Golashënuesit më të mirë deri në 23 vjeç/ Në vend të parë “dështaku” i Interit

Publikuar

-

Aventura e tij te Interi ishte një dështim i vërtet, po ashtu edhe huazimi te Benfica. Siç duket, disa lojtarë janë të destinuar për të shkëlqyer vetëm në vendin e tyre.

Të paktën kështu po ndodh me Gabriel Barbosa, apo siç njihet ndryshe Gabigol. Braziliani u transferua me shumë bujë për 30 milionë euro në vitin 2016 nga Santosi tek Interi, por nuk la asnjë gjurmë.

Me rikthimin në Brazil në formë huazimi te Flamengo, Gabigol rigjeti veten dhe po shënon sërish duke qënë futbollisti më i mirë i momentit në Serie A braziliane.

Siç raportohet nga “Gazzetta Dello Sport”, sulmuesi në pronësi të Interit është golashënuesi më i mirë në botë për lojtarët deri në moshën 23 vjeç. Gabigol ka shënuar plot 111 gola duke lënë pas emra të mëdhenj si Dembele apo Mbappe.

23-vjeçari i Lyonit, Moussa Dembele, renditet i dyti me 104 gola.

Mbappe renditet i treti me 102 gola. Në vend të katërt renditet një tjetër brazilian, Gabriel Jesus me 91 gola.

Në vend të pestë është Timo Werner, gjermani i Leipzig, me 88 gola. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Zhbllokohet supersfida Atl. Madrid-Juve/ Ylli kolumbian hesht stadiumin me golin e tij

Publikuar

-

Juventusi ka gjetur golin e avantazhit në sfidën ndaj Atletico Madridit.

Ishte Juan Cudrado që shënoi në minutën e 48′, pas një pasimi shumë të bukur nga Higuain dhe ylli kolumbian e dërgoi topin aty ku Jan Oblak e kishte të pamundur ta ndalte.

Heshtje në “Wanda Metropolitano”… /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Dikur drejtonte klubin e madh në Serie A/ Tani lë karrierën e trajnerit dhe i futet industrisë së pornos

Publikuar

-

Dikur ish-ndihmës i një prej trajnerëve më të suksesshëm te Fiorentinës, Paulo Sousa, ndërsa tani bëhet promotor i industrisë së filmave për të rritur.

Është ky hapi i radhës i Sem Moioli, i cili ka nisur të mendojë seriozisht për krijimin e një baze multimedia, që do e pagëzojë me emrin, “Disney World of Porn”.

Fillimisht, ai ishte ideatori i krijimit të faqes zytare të shtetit të shenjtë, Vatikanit, në vitin 1990.

Më pas, ish-ndihmës-trajneri te Fiorentina themeloi një kanal televiziv dedikuar ekskluzivisht lojërave elektronike. Ky pasion duket se ka ndikuar edhe te ky hap i fundit i Moioli, i cili la mënjanë karrierën në trajnim për t’iu fokusuar totalisht botës së filmave porno me qendër në Budapest.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Ronaldo zbulon diçka që nuk e dinim/ Ishte shumë pranë transferimit te Arsenali, por ja çfarë ndodhi

Publikuar

-

Para se të trasnferohej te Man. United në vitin 2003, Ronaldo ishte shumë pranë Arsenalit. Këtë gjë e ka rrëfyer vetë portugezi gjatë intervistës së gjatë me Piers Morgan.

“Është e vërtetë, isha pranë transferimit tek Arsenal në vitin 2003, shumë afër, një hap larg. E pabesueshme!”

“Ata janë klub fantastik. Nuk ndodhi sepse në fund zgjodha Man. United, por jam mirënjohës për atë që “Topçinjtë” kanë bërë për mua, sidomos Arsene Wenger”, tregoi Ronaldo, duke mbajtur në duar fanellën e Arsenalit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE