Connect with Us

Bayerni nuk kënaqet vetëm me Coutinhon/ Zbulohet plani i frikshëm i bavarezëve

BundesLiga

Bayerni nuk kënaqet vetëm me Coutinhon/ Zbulohet plani i frikshëm i bavarezëve

Publikuar

-

Nëse mendoni se Bayerni do të ndalojë goditjet e mëdha në merkato pas transferimit të Coutinhos, e keni gabim.

Madje, bavarezët kanë filluar të mendojnë që tani për merkaton e ardhshme, edhe pse akoma nuk është mbyllur ajo e kësaj vere. Plani i Bayernit është që të transferojë futbollistë të rinj, të talentuar, me qëllim për të krijuar një grup konkurrues, jo vetëm në Bundesligë por edhe në Europë.

I pari në listë është Leroy Sane. Dëmtimi i rëndë i 23-vjeçarit detyroi Bayernin të tërhiqet përkohësisht nga ai dhe ta shtyjë transferimin për një kohë tjetër, ndoshta që në merkaton e janarit sipas “SportBild”.

Një tjetër emër i madh në listën e bavarezëve është edhe 20-vjeçari i Bayer Leverkusen, Kai Havertz. Të gjitha mediat gjermane flasin për kontakte të Bayernit me lojtarin nën dijeninë e Leverkusen. “Sport1” flet me bindje që hapi i radhës në karrierën e talentit gjerman do të jetë në Mynih.

Por, Bayerni përveçse transferimeve që duan miliona euro, po mendon edhe për dy goditje me parametra zero. I pari është kapiteni i Schalke, Alexander Nübel dhe i dyti është sulmuesi i Leipzig, Timo Werner. Të dyve iu mbaron kontrata verën që vjen dhe pritet të transferohen në Mynih.

Me këto katër përforcime që janë në plan, shtojmë këtu edhe talentet e Akademisë, si Adrian Fein dhe Lukas Mai, me të parin që po luan shkëlqyer tek Hamburg dhe të dytin tek Bayerni i dytë, mund të themi që tani që Bayerni i të ardhmes do të jetë një super ekip, i aftë për të fituar çdo trofe të mundshëm.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

VIDEO/ Stërvitje e veçantë për Tomas Myler, e ndjek nga mbrapa një … kalë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Tomas Myler është mjaft i njohur për tipin e tij mjaft sportiv, teksa herë pas here poston foto dhe video të shumta gallatë dhe që bëjnë ta duan më shumë fansat. Vetëm pak ditë më parë klubi i Bajernit i rinovoi kontratën deri në vitin 2023 Mylerit, i cili është […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Ndoshta mund të rikthehem”, ish-futbollisti i Bayernit pendohet që u largua

Publikuar

-

Nga

Vetëm një vit pasi vendosi të varë këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Arjen Roben nuk është i bindur krejtësisht për zgjedhjen e bërë dhe po shqyrton mundësinë të rikthehet në fushën e blertë. Holandezi u largua nga futbolli në fund të sezonit të kaluar, pas një karrierë 10 vjeçare me Bajernin, si […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Ministria e Punës në Gjermani: Të luhet futboll me maskë, ndalet loja nëse bie në tokë

Publikuar

-

Nga

Gjermania është vendi i cili e ka marrë me seriozisht idenë e kthimit në fushën e lojës për të mbyllur kampionatet profesioniste në vend. Skuadrat në Gjermani prej javësh janë stërvitur individualisht e tani edhe në grup, pasi synimi është që të zbresin në fushë më 9 maj. Por shteti po tregohet shumë i kujdesshëm […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: