Sport
Ronaldo mund të transferohej te Arsenali ose Barcelona/ Ja çfarë ndodhi

Para se të transferohej nga Sporting Lisbona te Man. United në vitin 2003, Cristiano Ronaldo mund të përfundonte tek Arsenali apo Barcelona. Këtë prapaskenë e ka zbuluar vetë portugezi gjatë një interviste për TVI.
“Jam takuar me Arsene Wenger dhe isha gati të shkoja tek Arsenali. Kam biseduar edhe me Barcelonën, Real Madridin dhe Interin gjithashtu. Por, pas miqësores kundër Manchester United, të cilët tashmë ishin të interesuar. Ata u interesuan edhe më shumë, shpejtuan negociatat dhe më transferuan”, tha portugezi.
Ishte vetë Alex Ferguson që këmbënguli për transferimin e Ronaldos, i cili në atë kohë ishte vetëm 18 vjeç. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania