La Liga
Barça mbetet me “gisht në gojë”/ Real Madrid cakton ditën e prezantimit të Neymar

Real Madrid nuk është dorëzuar në “luftën” për transferimin e Neymar.
Edhe pse ylli brazilian raportohet se preferon rikthimin te Barcelona, “Los Blancos” janë duke bërë përpjekje të finalizojnë marrëveshjen me klubin francez.
Madje, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, u ka thënë këshilltarëve të tij se dëshiron ta prezantojë Neymarin në “Santiago Bernabeu gjatë javës së ardhshme sipas të përditshmes katalanase “Sport”.
Largimi i Neymar nga Parisi është i sigurt, dilema e vetme është transferimi te Barcelona apo Reali. Kujtojmë se merkato mbyllet më 2 shtator. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania