Connect with Us

Duro mahnitet nga futbollisti i tij: Është një super lojtar, Gjici do vetëm të fitojë

Sport

Duro mahnitet nga futbollisti i tij: Është një super lojtar, Gjici do vetëm të fitojë

Publikuar

-

Shpëtim Duro, trajneri i Kukësit, pas fitores në ndeshjen shartuese ndaj Partizanit, ku i bën elozhe djemve për lojën e mirë dhe rezistencën që i bën të kuqve. Jo vetëm kaq, por trajneri Duro thekson se skuadra e tij e meritoi fitoren sepse kundërshtari nuk pati asnjë rast rreziku…: “Më erdhi shumë keq si e humbëm finalen e Superkupës, sepse Kukësi tregoi nivel me një kundërshtar solid. Por për fat e humbëm në momentet e fundit. Gjithnjë u kam thënë djemve që jemi një skuadër shumë e mirë, por duam kohën tonë që të jemi aty ku duhet. Skuadra tregoi sot se është e aftë dhe pavarësisht organizimit të shpejtë ne ndërtuam një ekip edhe me improvizime, por jam shumë i kënaqur me fitoren”.

Finalizimet

“Moralisht, Partizani sot ka qenë shumë më mirë, aq më tepër që vinte pas fitores së Superkupës. Në pjesën e parë ne e interpretuam shumë mirë, ndërsa Partizani nuk ka pasur asnjë moment. Ne me 2-3 momente mund të them që mund të shënonim edhe 2-3 herë. Partizani kërkoi barazimin por ne u tërhoq, ndonëse kishim ngarkesë dhe tension. Djemtë e donin rezultatin pozitiv dhe e morën. Patëm fat dhe shyqyr që morëm 3 pikët. Shpresoj që të kalojmë me sukses dy ndeshjet e para, sepse periudha e pushimit që vjen më pas do të na bëj shumë punë”, – tha ndër të tjera trajneri “kuksian” Duro.

Stoli

Kukësi e nisi sezonin me një skuadër të cunguar pas ndryshimeve të shumta. “Ndryshe nga Partizani që ka një skuadër shumë solide, madje Asani sot u pa në tribunë. Sot u dëmtua Musolli që është një nga pikat kryesore. Shpresoj që ai të rikuperohet, por që të kem nesër në stërvitje edhe Abazjan që është një forcë e madhe në sulm. Natyrisht që do të shohim edhe për ndonjë lojtar tjetër gjatë javës që të kompletohemi dhe të përballojmë sezonin”.

Et’hemi

Trajneri Duro i bën elozhe edhe Valon Et’hemit që ka bërë dy ndeshje me nivel të lartë, madje ka fituare dhe penalltinë në sfidën e sotme: “Et’hemi është një futbollist polivalent dhe në të dyja ndeshjet më ka bërë shumë përshtypje për mënyrën se si luan. Është superlojtarë dhe super djalë. Në pozicionin e ri ka bërë ndeshje të jashtëzakonshme. Unë kam pasur simpati edhe kur nuk drejtoja Kukësin”.

Marrëdhëniet me Gjicin

Në fund, trajneri Duro i pyetur edhe për marrëdhëniet me Gjicin, ka shtuar se: “Kur je në marrëdhënie pune me drejtuesit ndryshojnë marrëdhëniet. Para se të vija kishim respekt për njëri-tjetrin. Jemi takuar vetëm ditën e parë me presidentin Gjici, para 20 ditësh, sepse ai ka angazhimet e veta. Kam qenë në faza dhe sot e mora vesh që ka qenë në stadium. Ai është ambicioz dhe do vetëm të fitojë dhe këtë ua kam thënë edhe lojtarëve qene do mbijetojmë nëse do fitojmë. Përderisa kam pranuar këtë pozicion i pranoj të gjitha. Edhe kur kam ikur kam ruajtur marrëdhënie shumë të mira me tërë presidentët që kam punuar”.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

PSG shkatërron Realin/ Barazim i çmendur mes Atletico Madridit dhe Juves

Publikuar

-

PSG ka fituar 3-0 ndaj Realit në “Parc des Princes” në ndeshjen e parë të grupit A në Champions League. Edhe pse pa treshen kryesore Neymar, Mbappe & Cavani, PSG dominoi takimin nga fillimi në fund.

Protagonisti i kësaj ndeshjeje është padyshim Angel Di Maria. Argjentinasi shënoi dy gola ndaj ish-ekipit të tij dhe nuk ngurroi të festonte si i çmendur.

Me rezultatin 2-0 u mbyll pjesa e parë. Goli i tretë i takimit u shënua në minutat shtesë nga belgu Meunier.

Pas kësaj fitoreje, PSG kryeson grupin, pasi sfida tjetër përfundoi në barazim.

Në supersfidën tjetër të mbrëmjes që u luajt në “Wanda Metropolitano”, Atletico Madrid-Juventus përfundoi në shifrat 2-2.

Në 45 minutat e para pati disa raste, por munguan golat. Ndërsa pjesa e dytë ishte spektakolare. Bardhezinjtë arritën të shënonin dy gola me Cuadrado 48′ dhe Matuidi 65′ dhe u mendua se takimi këtu mori fund.

“Los Colchoneros” nuk u dorëzuan për asnjë çast. Fillimisht ngushtuan rezultatin me golin e Savic 70′ dhe në fund të takimit barazuan shifrat me golin e Herrera.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi pati një rezultat surprizë. Lokomotiv Moska fitoi 1-2 në Leverkusen, duke marrë kështu vendin e parë në grup.

/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Bayerni e nis me këmbë të mbarë, fitore e lehtë ndaj serbëve/ Man. City nuk i diskuton ukrainasit

Publikuar

-

Bayern Munich e ka nisur me fitore sezonin e ri në Champions League. Bavarezët fituan në “Allianz Arena” 3-0 ndaj serbëve të Crvena Zvezda. Goli i parë i takimit u shënua nga Kingsley Coman në minutën e 34′. Ylli francez dërgoi me kokë topin në rrjetë, pas asistit fantastik të Ivan Perisic.

Në minutën e 80′, bavarezët dysfihuan rezultatin falë golit të Lewandowskit. Ky ishte goli i 200 për polakun me fanellën e Bayernit në 249 ndeshje, që në këtë rast iu “fal” nga serbët.

Në minutat shtesë, Thomas Muller shënoi dhe golin e tretë. Bayerni merr vendin e parë në grup, pasi ndeshja tjetër mes Olympiacos dhe Tottenhamit u mbyll në barazim 2-2.

Në grupin C, Man. City fitoi pa proleme 0-3 ndaj Shakhtar Donetsk. Golat për ekipin e Guardiolës u shënuan nga Mahrez 24′, Gundogan 38′ dhe Gabriel Jesus 76′.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Dinamo Zagreb fitoi 4-0 ndaj Atalantës. Ekipi italian debuton me humbje në Champions League. Berat Gjimshiti luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje, madje u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Juventusi tregon forcën/ Kampioni i botës dysfishon rezultatin ndaj Atletico Madridit

Publikuar

-

Juventusi ka shënaur golin e dytë në “Wanda Metropolitano” ndaj vendasve të Atletico Madridit. Ishte kampioni i botës, Matuidi që dërgoi topin për herë të dytë në rrjetën e Oblak. Mesfushori shënoi me kokë pas një krosimi shumë të bukur nga Alex Sandro.

Goli i parë u shënua në fillim të pjesës së dytë nga Cuadrado. Me këtë rezultat, Juventusi tregon forcën që në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Champions League dhe jo më kot konsiderohet si një nga favoritët kryesorë për të fituar këtë trofe. Të fitosh në fushën e Atleticos nuk është aspak e lehtë… /CNA.al

LEXO TE PLOTE