Connect with Us

Formacionet zyrtare/ Lerda me dy sulmues, Duro fut titullar të sapoardhurin

Sport

Formacionet zyrtare/ Lerda me dy sulmues, Duro fut titullar të sapoardhurin

Publikuar

-

Dueli i sotëm mes Kukësit dhe Partizanit nis zyrtarisht këtë edicion të Kategorisë Superiore. Një duel që sheh përballë dy skuadrat që rivalizuan për titull në edicionin e kaluar, por edhe që janë rivale në edicionin aktual për të përsëritur të njëjtën paraqitje.

Pak ditë pas Superkupës së Shqipërisë, skuadrat ndeshen përsëri dhe duket se dy trajnerët kanë bërë ndryshime në radhët e formacioneve përkatëse. Trajneri Duro ka bërë disa lëvizje në rreshtim, shkruan “Vipsport.al”.

Kështu, nga minuta e parë luan Obanor, i sapoardhur për të ndihmuar prapavijën e skuadrës verilindore. Njëkohësisht, ka ndryshuar edhe mesfusha, me Rrocën e ulur në stol, për t’i bërë vend dyshes Musolli-Limaj në qendër të këtij reparti.

Kurse në radhët e Partizanit konfirmohet mungesa e Asanit në rreshtimin që nuk ndryshon në skemën 3-5-2. Në vend të Asanit, Lerda ka zgjedhur që t’i besojë një vend nga minuta e parë heroit të Superkupës, Braun, i cili luan përkrah Solomon.

Kukësi: Avdyli, Obanor, Teqja, Lulaj, Musta, Maliqi, Et’hemi, Musolli, Limaj, Gavazaj, Shkurtaj.
Trajner: Sh. Duro

Partizani: Hoxha, Boldor, Belica, Bitri, Trashi, Mala, Telushi, Broja, Kordeiro, Braun, Solomon.
Trajner: F. Lerda

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Gjykata jep sot vendimin për Klodian Duron

Publikuar

-

Nga

Bëri mjaft bujë ditën e djeshme lajmi për arrestimin e ish-futbollistit Klodian Duro. Ish-mesfushori i kombëtares ishte arrestuar për shkak të përndjekjes ndaj ish-gruas. Pas divorcit, ish-bashkëshortja e Duros kishte një urdhër mbrojtje, urdhër i cili u thye nga Duro para pak ditëve dhe në këtë formë u arrestua. Ndërkohë, ditën e sotme gjykata ka […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Kaos te Barcelona, e pëson keq dhe Rei Manaj

Publikuar

-

Nga

Pas një sërë diskutimesh, duket se Barcelona ia ka dalë të bindë Mesin me shokë për reduktimin e pagesave në këtë kohë kriz për shkak të Koronavirusit, ndërsa pjesën e mbetur do e marrin kur situata të qetësohet. Ndërkohë  nga Spanja raportohet se diçka e tillë do ndodhë për gjithë klubin, duke përfshirë edhe ekipin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lazio do me çdo kusht Kumbullën, fut mik Thomas Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Të marrësh Marash Kumbullën në merkaton e radhës që do të hapet për tregun europian, nuk është e lehtë, aspak. Emri i këtij futbollisti po qarkullon kudo në kampionatet dhe ekipet më të mira, veçse në “Ligue 1”. Nga Dortmundi te Inter dhe Manchester United me Manchester City, duke lënë jashtë listës dhe pa përmendur […]

LEXO TE PLOTE