Connect with Us

Lerda: Kukësi nuk bëri më shumë se ne, penalltia ishte e dyshimtë

Sport

Lerda: Kukësi nuk bëri më shumë se ne, penalltia ishte e dyshimtë

Publikuar

-

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, foli për “Supersport” pas humbjes me Kukësin në ndeshjen e parë të Superiores, ku skuadra e tij humbi 1-0. Lerda tregoi cfare nuk shkoi dhe ku gaboi ekipi i tij.

Çfarë ndryshoi nga ndeshja e Supërkupës, te kjo e sotmja?

Kukësi bëri një pjesë të parë më të mirë, ne e bëmë të dytën. Ata bënë një gol, ne jo. Ata e ndërtuan lojën në gabimet që bëmë ne. Bëmë shumë gabime. U munduam t’i rikuperojmë në pjesën e dytë, por ka qenë e vështirë.

Të humbasësh ën javën e parë, e vendos ekipin në presion?

Takimi u vendos nga një penallti, e më duket shumë e dyshimtë. Për sa i përket lojës, humbja është njësoj, si ndeshjen e parë, edhe të dytën apo një tjetër. Disa lojtarë të mitë nuk ishin rikuperuar.

Telushi ishte vetëm në fushë, pa ndihmë nga Kordeiro apo Broja. Çfarë nuk funksionoi me të në pjesën e parë?

Kemi bërë shumë gabime në pjesën e parë. Anësorët ishin më lart se duhet, dhe Kukësi merrte iniciativëen në disa gabime tonat në pasim. Në pjesën e dytë përmirësuam shumë gjëra, bëmë dhe shtyllë. Është nga ato ndeshje që nuk ka shumë raste, dhe ne nuk i shfrytëzuam. Por, edhe Kukësi, përveç penalltisë, nuk bëri shumë në sulm.

Loja jo e mirë…

Në pjesën e parë nuk bëmë lojë të mirë, por në të dytën ekipi më pëlqeu, kundër një ekipi si Kukësi që ka lojtarë cilësorë në ekip.

Luani me 3 qendërmbrojtës, dhe doni ta ndërtoni lojën nga poshtë. A funksionon kjo gjë te dy mbrojtësit e tjerë përveç Boldorit? Boldor do ishte mirë të luante në të majtë, meqë luan me këmbën e majtë?

Boldor luan edhe në të majtë, por mund t’i bëjë të gjitha. Më ka pëlqyer aty ku e kam vendosur. Të 3 qendërmbrojtësit më kanë pëlqyer, por kemi stonuar në lojtarët e krahut, që ngjiteshin në mesfushë.

Kartoni i kuq i Solomon…

Nuk e di nëse e ka prekur me kokë. Por, arbitri e ka parë më mirë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Sot do ishte duke luajtur në La Liga, nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur Myrto Uzunit

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të shkëlqyer te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Talenti beratas gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kësaj jave. Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, talenti i Kombëtares, foli në lidhje me prapaskenat e merkatos së janarit duke u shprehur: “Unë jam tifoz […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kryesojnë me meritë kampionatin, ja 17 motivet pse Tirana po bën ligjin në Superligë

Publikuar

-

Nga

Kur Tirana shkarkoi Julian Ahmatajn, diskutimi ishte nëse do të mund të shmangte apo jo vendin e “play off”-it. Askush nuk e kishte menduar se do të bënin një fazë të tërë pa humbje dhe tani në këtë periudhë të kampionatit do t’i shikonin të gjithë nga lart. Bardheblutë kryesojnë me meritë tabelën e klasifikimit, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Statistikat e frikshme, Tirana është super pas minutës së 80-të

Publikuar

-

Nga

Përgatitja fizike e një skuadre vlerësohet sidomos në minutat e fundit, kur arrin që të ruajë ritmin, të imponohet dhe mbi të gjitha të marrë pikë të arta në atë që quhet fryma e fundit. Mbi të gjitha, këtë edicion ka një hapësirë kohore e cila mund të konsiderohet momenti “Tirana”. Pas minutës së 80-të, […]

LEXO TE PLOTE