Connect with Us

Fitore me zemër në dorë, Ilir Daja lëshon deklaratën e papritur pas fitores ndaj Flamurtarit

Sport

Fitore me zemër në dorë, Ilir Daja lëshon deklaratën e papritur pas fitores ndaj Flamurtarit

Publikuar

-

Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut pas fitores minimale me Flamurtarin ka pohuar se skuadra ka vuajtur shumë për të shkuar te fitorja edhe në saj të organikës së cunguar, apo dhe për faktin se djemtë janë të kontraktuar duke qenë se faza përgatitore është në kulmin e vet: “E kam cituar edhe para ndeshjes se duhet që të ishim pragmatistë. Lojtarët vinin nga dy muaj pushim dhe kemi pasur në dispozicion vetëm dy javë stërvitje. Lojtarët i kanë muskujt e rënduar. Por, besuam deri në fund dhe tentuam ndaj edhe erdhi fitorja”, – tha trajneri Daja.

Merkato

Daja, e thotë hapur se i ka të nevojshme edhe përforcimet: “Ne do të vazhdojmë të jemi aktivë në merkato dhe të them të drejtën na duhen lojtarët me kualitet, sepse duhet që të përballemi me disa ekipe që janë forcuar shumë. Edhe këtë javë do të jemi të vëmendshëm në merkato sepse kampionati është i gjatë dhe ka ndeshje delikate. Janë 36 sfida në kampionat dhe po t’i shtosh edhe Kupën, duke parë dëmtimet dhe kartonët, na duhet që të marrim lojtarë që na vlejnë në pozicionet ku kemi nevojë”.

Skemat

Ndaj Flamurtarit, trajneri Daja bëri edhe disa ndryshime rolesh të detyruara q ëi pranon edhe vetë duke shpjeguar arsyet: “Morëm Dajën dhe e vendosëm në një rol jo natyral, ashtu si edhe Muzakën. Këto lëvizje duhet që t’i bëjmë në një periudhë tjetër të kampionatit. Kishim vetëm dy lojtarë në qendër në ndeshjen e sotme, Pollozhanin dhe Turtullin, sepse Vitian nuk e federuam dot. Rrezikuam, mund të merrnim dëmtim por s’kishim alternativa, ndoshta vetëm Ditën…”.

Sulmi

“Bregu dhe Gripshi kanë potencialin që të shkojnë tek goli, por e thash skuadra do të konsolidohet edhe më shumë sepse kemi vepruar në urgjencë. Jam i bindur që ekipi do të vijë në rritje në vijim sepse po punojmë ende. Por edhe eksperiencat janë deçizive dhe të nevojshme për periudhën aktuale që ne jemi. Po të shohësh stolin, janë lojtarë shumë të rinj dhe duan kohën e vet që të ingranohen me Skënderbeun dhe synimet tona, ndaj edhe i kemi të domosdoshëm lojtarët me eksperiencë”, – tha trajneri Daja në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Flamurtarin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Sot do ishte duke luajtur në La Liga, nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur Myrto Uzunit

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të shkëlqyer te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Talenti beratas gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kësaj jave. Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, talenti i Kombëtares, foli në lidhje me prapaskenat e merkatos së janarit duke u shprehur: “Unë jam tifoz […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kryesojnë me meritë kampionatin, ja 17 motivet pse Tirana po bën ligjin në Superligë

Publikuar

-

Nga

Kur Tirana shkarkoi Julian Ahmatajn, diskutimi ishte nëse do të mund të shmangte apo jo vendin e “play off”-it. Askush nuk e kishte menduar se do të bënin një fazë të tërë pa humbje dhe tani në këtë periudhë të kampionatit do t’i shikonin të gjithë nga lart. Bardheblutë kryesojnë me meritë tabelën e klasifikimit, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Statistikat e frikshme, Tirana është super pas minutës së 80-të

Publikuar

-

Nga

Përgatitja fizike e një skuadre vlerësohet sidomos në minutat e fundit, kur arrin që të ruajë ritmin, të imponohet dhe mbi të gjitha të marrë pikë të arta në atë që quhet fryma e fundit. Mbi të gjitha, këtë edicion ka një hapësirë kohore e cila mund të konsiderohet momenti “Tirana”. Pas minutës së 80-të, […]

LEXO TE PLOTE