Connect with Us

Ndeshje spektakolare/ Chelsea merr 3 pikët e para në Premier League

Premier Liga

Ndeshje spektakolare/ Chelsea merr 3 pikët e para në Premier League

Publikuar

-

Përfundon me shifrat 2-3 ndeshja e vlefshme për javën e tretë të PL, mes Norwichit dhe Chelseas. 4 gola u shënuan në 30 minutat e para. Abraham shënoi për Chelsean në minutën e 3′, vendasit barazojnë me Cantwell pas 3 minutash.

Në minutën e 17′, “Blutë” shënojnë golin e dytë me Mason, vendasit barazojnë në minutën e 30′ me Pukki. Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë.

Chelsea shënon golin e tretë në minutën e 68′ sërish më Abraham, goli i dytë në këtë takim për sulmuesin 21-vjeçar. Anglezi ka shmangur me lehtësi dy mbrojtës dhe ka mposhtur portierin me një gjuajtje të bukur nga jashtë zonës. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Pas 3 ndeshjeve në PL, kjo është fitorja e parë për djemtë e Lampard. Golat e këtij takimi mund t’i ndiqni më poshtë. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Ronaldo zbulon diçka që nuk e dinim/ Ishte shumë pranë transferimit te Arsenali, por ja çfarë ndodhi

Publikuar

-

Para se të trasnferohej te Man. United në vitin 2003, Ronaldo ishte shumë pranë Arsenalit. Këtë gjë e ka rrëfyer vetë portugezi gjatë intervistës së gjatë me Piers Morgan.

“Është e vërtetë, isha pranë transferimit tek Arsenal në vitin 2003, shumë afër, një hap larg. E pabesueshme!”

“Ata janë klub fantastik. Nuk ndodhi sepse në fund zgjodha Man. United, por jam mirënjohës për atë që “Topçinjtë” kanë bërë për mua, sidomos Arsene Wenger”, tregoi Ronaldo, duke mbajtur në duar fanellën e Arsenalit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Champions League/ Napoli ul me këmbë në tokë kampionët në fuqi

Publikuar

-

Napoli e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Champions League, pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj Liverpoolit.

Ekipi i Ancelottit edhe pse kishte përballë kampionët në fuqi të Europës e dominojë ndeshjen nga fillimi në fund. Dy golat e takimit u shënuan në minutat e fundit.

Fillimisht në minutën e 81′, Dries Mertens dërgoi topin në rrjetë nga penalltia, që u fitua nga Jose Callejon.

Në minutat shtesë, Napoli shënoi edhe golin e dytë me transferimin e kësaj vere, Fernando Llorente, që përfitoi nga një gabim i Van Dijk.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Salzburgu fitoi bindshëm 6-2 ndaj Genk, duke mbajtur vendin e parë me golavarazh më të mirë se Napoli. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Nuk do t’u besoni syve/ Video: Portieri zëvendësues i Liverpoolit bën pritjen e vitit

Publikuar

-

Në “San Paolo” mungon ende goli në sfidën mes Napolit dhe Liverpoolit, edhe pse kanë kaluar mbi 70 minuta.

Rezulati mund të ishte ndryshe nëse portieri i Liverpoolit, Adrian, nuk do të kishte bërë një pritje të jashtëzakonshme duke ndaluar topin e goditur nga Dries Mertens nga shumë afër.

Adrian është portieri zëvendësues i Alisson, pasi braziliani është i dëmtuar prej disa kohësh. /CNA.al

LEXO TE PLOTE