Connect with Us

Lajm bombë nga Spanja/ Zidane drejt largimit, gjendet zëvendësuesi i tij

La Liga

Lajm bombë nga Spanja/ Zidane drejt largimit, gjendet zëvendësuesi i tij

Publikuar

-

Edhe pse ka bërë disa goditje të mëdha këtë merkato me emra si Hazard, Jovic etj, sërish Reali nuk po bind këtë fillim sezoni si në lojë ashtu edhe në rezultate.

Madje situata në Madrid është aq shqetësuese, saqë po shtohen zërat se rikthimi i Zidane në krye të Realit do të zgjasë shumë më pak nga sa pritej. Francezi u rikthye te “Los Blancos” në mes të sezonit të kaluar.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, një tjetër emër i madh si Jose Mourinho është gjithë sy e veshë nga Madridi. Portugezi është i papunë që pas largimit nga United dhe do të pranonte me kënaqësi rikthimin në Madrid.

“Jose është alternativa e Zidane. Portugezi ka marrë vendimin për të mos firmosur me asnjë klub tjetër veç Real. Ai po pret të mësojë se çfarë do të dodhë me Zidane, në përvojën e tij të dytë me “merengues” këtë sezon”, shkruan “AS”. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Plas te Reali/ Perez lodhet me Sergio Ramos, piketon dy “bishat” e Serisë A

Publikuar

-

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Real Madridit, që u mbajt ditën e djeshme, ka pasur zëra të shumtë kundër kapitenit, Sergio Ramos.

“Thuaji Ramosit të mos postojë çdo ditë në Instagram”, “Me atë kapelën rozë duket si një turist suedez”, “Ekipi po humbte ndaj Ajaxit në çerekfinale, ndërsa kapiteni po regjistronte live dokumentarin e tij”, këto ishin disa nga zërat kundër mbrojtësit spanjoll që iu drejtuan presidentit Florentino Perez.

Marrëdhënia mes Ramos dhe Perez ka kohë që ka pësuar krisje, pasi gjatë verës 33-vjeçari donte të largohej në Kinë, por nuk u lejua nga numri një i klubit madrilen. I gjendur në këtë situatë, Perez ka filluar nga puna për të gjetur zëvendësuesin ideal të Ramos dhe dy janë alternativat kryesore, Kalidou Koulibaly i Napolit dhe Milan Skriniar i Interit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

La Liga

Barça publikon listën e Champions League/ A do të luajë Messi?

Publikuar

-

Barcelona ka zbuluar pak minuta më parë listën e lojtarëve që janë grumbulluar për ndeshjen e nesërme në Champions League kundër Dortmundit. Edhe pse akoma nuk e ka marrë vetën plotësisht nga dëmtimi, Lionel Messi është pjesë e listës së lojtarëve katalanas për këtë ndeshje. Argjentinasi akoma nuk ka debutuar këtë sezon të ri për Barcelonën.

A do të zbresë Messi në fushë? Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Leo nuk do ta nisë nga minuta e parë, por për të do të ketë disa minuta në dispozicion në pjesën e dytë. Ndërkohë, Ousmane Dembele vazhdon të jetë i dëmtuar dhë ende nuk dihet se kur do të jetë gati. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

La Liga

”Ik mbushu”/ Ish-ylli i Barcelonës përjashtohet në ndeshjen e parë si trajner

Publikuar

-

Victor Valdes është një nga protagonistët e Barcelonës, që dominoi futbollin në vitet 2006-2011, ku fitoi shumë trofe. Me tërheqjen nga futbollit, portierit spanjoll iu besua roli i trajneri për U-19, po te Barcelona.

Në ndeshjen e tij të parë si trajner, Victor Valdes, u përjashtua nga ndeshja për shkak të gjuhës fyese ndaj arbitrit. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, 37-vjeçari i tha ”ik mbushu” arbitrit, pasi ky i fundit dha një faull kundër Barcelonës.

Të rinjtë e Barçës fituan 1-0 me një gol të Nico Gonzalez, por në fund të ndeshjes pati goxha tensione, gjë që solli dhe nervozizmin e Valdes. Ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë dënim tjetër nga Federata, për gjestin e trajnerit të ri të katalanasve. /CNA.al

LEXO TE PLOTE