Connect with Us

Parma-Juventus/ Arbitri detyron trajnerin të ndryshojë këmishën

Seria A

Parma-Juventus/ Arbitri detyron trajnerin të ndryshojë këmishën

Publikuar

-

Dje filloi sezoni i ri i Serie A dhe ndeshja hapëse ishte ajo mes Parmës dhe Juventusit, që u fitua 0-1 nga bardhezinjtë me golin e Chiellinit.

Por një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në këtë ndeshje, ku arbitri i ndeshjes Maresca detyroi trajnerin e Parmës të ndryshonte këmishën.

Ky i fundit kishte veshur një këmishë të bardhë dhe një kollarë ngjyrë blu, duke krijuar një kombinim të ngjashëm me fanellën e skuadrës së tij, dhe pikërisht për këtë reagoi edhe arbitri.

Ai ndali ndeshjen dhe i kërkoi trajnerit të vendasve që të ndryshonte këmishën, për të mos u krijuar konfuzion mes tij dhe futbollistëve të Parmës, kështu që tekniku u detyrua të vishte një këmishë tjetër, këtë herë ngjyrë blu të errët. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Koronavirus në Itali, Tare bën deklaratën e papritur

Publikuar

-

Nga

Drejtori sportiv i Lacios Igli Tare foli për shtyrjen e 3 takimeve të kampionatit italian pas vendimit të qeverisë për përhapjen e virusit vdekjeprurës koronavirus. Në një prononcim për “DAZN”, zyrtari i Lacios theksoi se klubi bardhekaltër i mbështet vendimet e qeverisë italiane, pasi përhapja e koronavirusit ka krijuar shqetësimë në mbarë botën. “Ka një […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Coronavirusi tremb UEFA-n/ Mbledhje urgjente për ndeshjen e Interit

Publikuar

-

Coronavirus pa pushtuar Italinë dhe situata në shtetin fqinj paraqitet shumë alarmante. Zona e Lombardisë është edhe rajoni më i prekur, me mbi 89 të prekur nga ky virus i tmerrshëm. 4 ndeshje të Serie A janë shtyrë ditën e sotme, përfshirë edhe Inter-Sampdoria. Pavarësisht se futbolli kalon në plan të dytë në këto momente, […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Do e kishte zili edhe Ronaldo, Hysaj realizon supergol me gjysëm roveshatë

Publikuar

-

Nga

Napoli ka nisur të përgatisë ndeshjen e parë kundër Barcelonës që do të zhvillohet në mesjavë. Por në stërvitjen e napoletanëve nuk ka munguar as magjia e ardhur nga këmbët e Elseid Hysajt. Menaxheri i shkodranit është shprehur se Gattuso i ka rikthyer edhe njëherë besimin mbrojtësit, që është rikthyer në nivelet e epokës së […]

LEXO TE PLOTE