Connect with Us

Tirana e nisi me këmbë të mbarë/ Halili premton edhe një blerje

Sport

Tirana e nisi me këmbë të mbarë/ Halili premton edhe një blerje

Publikuar

-

Tirana e nisi me këmbë të mbarë sezonin e ri pasi mposhti 3-0 Luftëtarin. Presidenti Refik Halili ka dalë i qeshur nga dhomat e zhveshjeve, pas takimit me skuadrën, menjëherë pas fitores ndaj gjirokastritëve.

Ndër të tjera, numri një i klubit bardheblu foli edhe për merkaton në hyrje të skuadrës së tij.

“Uroj ekipin tim dhe të gjitha skuadrat për sezonin. Shpresoj të kemi një kampionat të qetë. Fitorja e sotme ishte vetëm fillimi. E mira është që edhe ekipi të luajë dhe të fitojë, sepse duhet të afrojmë tifozët që janë të shumtë. Duhet ta respektojmë edhe kampionatin.

Jam i kënaqur për këtë ndeshje dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë në të ardhmen”, është shprehur si fillim Refik Halili. Presidenti u ngacmua edhe për merkaton që pritet të bëjnë bardheblutë deri në fund të mbylljes së saj, por Halili tha se mund të ketë vetëm një lëvizje. Sipas tij, konkurrenca e shumtë ndonjëherë e prish ekipin.

“Merkatoja nuk është mbyllur dhe të them të drejtën do të shohim, sepse mund të kemi ndoshta edhe një blerje. Nuk mund të marrim shumë, pasi ndonjëherë edhe konkurrenca e dëmton skuadrën. Të shohim se çfarë do të bëjmë gjatë këtyre ditëve”, u shpreh Halili.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Sot do ishte duke luajtur në La Liga, nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur Myrto Uzunit

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të shkëlqyer te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Talenti beratas gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kësaj jave. Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, talenti i Kombëtares, foli në lidhje me prapaskenat e merkatos së janarit duke u shprehur: “Unë jam tifoz […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kryesojnë me meritë kampionatin, ja 17 motivet pse Tirana po bën ligjin në Superligë

Publikuar

-

Nga

Kur Tirana shkarkoi Julian Ahmatajn, diskutimi ishte nëse do të mund të shmangte apo jo vendin e “play off”-it. Askush nuk e kishte menduar se do të bënin një fazë të tërë pa humbje dhe tani në këtë periudhë të kampionatit do t’i shikonin të gjithë nga lart. Bardheblutë kryesojnë me meritë tabelën e klasifikimit, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Statistikat e frikshme, Tirana është super pas minutës së 80-të

Publikuar

-

Nga

Përgatitja fizike e një skuadre vlerësohet sidomos në minutat e fundit, kur arrin që të ruajë ritmin, të imponohet dhe mbi të gjitha të marrë pikë të arta në atë që quhet fryma e fundit. Mbi të gjitha, këtë edicion ka një hapësirë kohore e cila mund të konsiderohet momenti “Tirana”. Pas minutës së 80-të, […]

LEXO TE PLOTE