Connect with Us

E zbulon gazeta e Barcelonës/ Reali do të transferojë yllin 70 milionë eurosh

La Liga

E zbulon gazeta e Barcelonës/ Reali do të transferojë yllin 70 milionë eurosh

Publikuar

-

Pasi transferimi i Neymar duket i pamundur, Real Madrid do të bëjë një tjetër goditje të madhe para se të mbyllet afati i merkatos më 2 shtator.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” citon mediat portugeze, që kanë dhënë lajmin se menaxheri Jorge Mendes tashmë është duke i udhëhequr bisedimet mes Sportingut dhe Realit, për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese, Bruno Fernandes.

24-vjeçari ishte pranë kalimit te Man. United gjatë kësaj vere, por Sporting Lisbona kërkoi 80 milionë euro për kartonin e tij, kërkesë që nuk u pranua nga “Djajtë e Kuq”.

Futbollisti më i mirë i sezonit të kaluar në Portugali e ka shprehur haptazi dëshirën për t’u larguar nga Lisbona dhe karakteristikat e tij përshtaten me ato të mesfushorit që kërkon Zidane. Pasi dështoi për transferimin e Pogba apo të Eriksen, francezi i ka kërkuar Perezit transferimin me çdo kusht në Madrid, të Bruno Fernandez.

Po sipas “Mundo Deportivo”, ky transferim do të kushtojë plot 70 milionë euro. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Sot do ishte duke luajtur në La Liga, nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur Myrto Uzunit

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të shkëlqyer te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Talenti beratas gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kësaj jave. Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, talenti i Kombëtares, foli në lidhje me prapaskenat e merkatos së janarit duke u shprehur: “Unë jam tifoz […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Sadiku dhe Bare dhurojnë spektakël te Malaga, bomberi “arkitekt” i triumfit të sotëm

Publikuar

-

Nga

Ndeshja e sotme e Malagas së Armando Sadikut dhe Keidi Bares ka qenë shumë e veçantë. Për herë të parë pas shumë vitesh, klubi nuk është më nën drejtimin e sheikut Al Thani, pasi një gjykatë administrative i ka hequr atij drejtimin për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare ndaj klubit që tani ka kaluar […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Tronditet Barcelona/ Humbet titullarin për në Champions, rrezikon El Clasicon

Publikuar

-

Barcelona ka marrë një lajm mjaft të keq ditën e sotme, teksa ka humbur një prej titullarëve të ekipit. Bëhet fjalë për Sergi Roberton, i cili ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë ndaj Napolit në mesjavë në Champions League. Sidoqoftë, ajo që shqetëson më shumë është se Roberto mund të humbasë edhe El […]

LEXO TE PLOTE