Connect with Us

Zidane i druhet shkarkimit nga Reali/ Zgjedh klubin e ardhshëm

La Liga

Zidane i druhet shkarkimit nga Reali/ Zgjedh klubin e ardhshëm

Publikuar

-

Rikthimi i Zinedine Zidane për herë të dytë si trajner i Realit, nuk po shkon siç pritej.

Edhe pse Reali ka bërë disa përforcime të mëdha këtë merkato me emra si Hazard, Jovic, Mendy etj…, mediat spanjolle raportojnë se mes presidentit Perez dhe trajnerit francez kanë nisur krisjet e para pikërisht për shkak të merkatos.

Zidane i ka kërkuar me çdo kusht presidentit madrilen transferimin e Pogba, gjë që duket e pamundur për t’u realizuar. Në anën tjetër, Perez është totalisht i fokusuar te Neymar, por braziliani nuk është edhe aq i preferuar nga Zidane. Por, për Perez-in ka rëndësi imazhi i klubit dhe të ardhurat dhe dihet që Neymar është një “makineri” që mbledh para.

I gjendur në këto kushte, Zidane nuk e sheh veten për shumë kohë në stolin e “Los Blancos” dhe po mendon për të ardhmen.

“AS” shkon më tej dhe raporton se Zidane po mendon të rikthehet në Paris, pasi ai nuk e ka mohuar asnjëherë dëshirën për të marrë drejtimin e kampionëve në fuqi të Francës.

Gjithsesi, ky plan mund të realizohet vetëm në sezonin e ardhshëm, pasi këtë sezon që sapo ka nisur, Zidane është në kontratë me Realin dhe PSG-ja me gjermanin Tuchel. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Plas te Reali/ Perez lodhet me Sergio Ramos, piketon dy “bishat” e Serisë A

Publikuar

-

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Real Madridit, që u mbajt ditën e djeshme, ka pasur zëra të shumtë kundër kapitenit, Sergio Ramos.

“Thuaji Ramosit të mos postojë çdo ditë në Instagram”, “Me atë kapelën rozë duket si një turist suedez”, “Ekipi po humbte ndaj Ajaxit në çerekfinale, ndërsa kapiteni po regjistronte live dokumentarin e tij”, këto ishin disa nga zërat kundër mbrojtësit spanjoll që iu drejtuan presidentit Florentino Perez.

Marrëdhënia mes Ramos dhe Perez ka kohë që ka pësuar krisje, pasi gjatë verës 33-vjeçari donte të largohej në Kinë, por nuk u lejua nga numri një i klubit madrilen. I gjendur në këtë situatë, Perez ka filluar nga puna për të gjetur zëvendësuesin ideal të Ramos dhe dy janë alternativat kryesore, Kalidou Koulibaly i Napolit dhe Milan Skriniar i Interit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

La Liga

Barça publikon listën e Champions League/ A do të luajë Messi?

Publikuar

-

Barcelona ka zbuluar pak minuta më parë listën e lojtarëve që janë grumbulluar për ndeshjen e nesërme në Champions League kundër Dortmundit. Edhe pse akoma nuk e ka marrë vetën plotësisht nga dëmtimi, Lionel Messi është pjesë e listës së lojtarëve katalanas për këtë ndeshje. Argjentinasi akoma nuk ka debutuar këtë sezon të ri për Barcelonën.

A do të zbresë Messi në fushë? Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Leo nuk do ta nisë nga minuta e parë, por për të do të ketë disa minuta në dispozicion në pjesën e dytë. Ndërkohë, Ousmane Dembele vazhdon të jetë i dëmtuar dhë ende nuk dihet se kur do të jetë gati. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

La Liga

”Ik mbushu”/ Ish-ylli i Barcelonës përjashtohet në ndeshjen e parë si trajner

Publikuar

-

Victor Valdes është një nga protagonistët e Barcelonës, që dominoi futbollin në vitet 2006-2011, ku fitoi shumë trofe. Me tërheqjen nga futbollit, portierit spanjoll iu besua roli i trajneri për U-19, po te Barcelona.

Në ndeshjen e tij të parë si trajner, Victor Valdes, u përjashtua nga ndeshja për shkak të gjuhës fyese ndaj arbitrit. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, 37-vjeçari i tha ”ik mbushu” arbitrit, pasi ky i fundit dha një faull kundër Barcelonës.

Të rinjtë e Barçës fituan 1-0 me një gol të Nico Gonzalez, por në fund të ndeshjes pati goxha tensione, gjë që solli dhe nervozizmin e Valdes. Ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë dënim tjetër nga Federata, për gjestin e trajnerit të ri të katalanasve. /CNA.al

LEXO TE PLOTE