Connect with Us

Dhimbje koke për Zidane/ Shkon në 9 numri i të dëmtuarve te Reali, lista e plotë

La Liga

Dhimbje koke për Zidane/ Shkon në 9 numri i të dëmtuarve te Reali, lista e plotë

Publikuar

-

Sikur të mos mjaftonte fillimi i dobët i sezonit në rezultate, Reali po vuan nga një problem vërtet shqetësues siç është numri i lartë i dëmtimeve.

“AS” raporton se futbollisti i radhës që ka mbetur i dëmtuar është fantazisti Isco, i cili ka një problem muskulor në këmbën e djathtë. Kështu shkon në 9 numëri i lojtarëve të dëmtuar te “Los Blancos”: James, Hazard, Jovic, Rodrygo, Courtois, Mendy, Asensio, Brahim Diaz dhe së fundi Isco.

Për Asension, dihet tashmë që do të mungojë për gjithë këtë sezon, ndërsa të tjerët pritet të qëndrojnë jashtë fushave të lojës rreth 3-4 javë. Ky është një hall i madh për Zidane, pasi është vetëm fillimi i sezonit dhe ka kaq shumë futbollistë të dëmtuar.

Duhet thënë që edhe pasi të kthehen nga dëmtimi ata duan 2-3 javë kohë që të arrijnë në formën e duhur. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Plas te Reali/ Perez lodhet me Sergio Ramos, piketon dy “bishat” e Serisë A

Publikuar

-

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Real Madridit, që u mbajt ditën e djeshme, ka pasur zëra të shumtë kundër kapitenit, Sergio Ramos.

“Thuaji Ramosit të mos postojë çdo ditë në Instagram”, “Me atë kapelën rozë duket si një turist suedez”, “Ekipi po humbte ndaj Ajaxit në çerekfinale, ndërsa kapiteni po regjistronte live dokumentarin e tij”, këto ishin disa nga zërat kundër mbrojtësit spanjoll që iu drejtuan presidentit Florentino Perez.

Marrëdhënia mes Ramos dhe Perez ka kohë që ka pësuar krisje, pasi gjatë verës 33-vjeçari donte të largohej në Kinë, por nuk u lejua nga numri një i klubit madrilen. I gjendur në këtë situatë, Perez ka filluar nga puna për të gjetur zëvendësuesin ideal të Ramos dhe dy janë alternativat kryesore, Kalidou Koulibaly i Napolit dhe Milan Skriniar i Interit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

La Liga

Barça publikon listën e Champions League/ A do të luajë Messi?

Publikuar

-

Barcelona ka zbuluar pak minuta më parë listën e lojtarëve që janë grumbulluar për ndeshjen e nesërme në Champions League kundër Dortmundit. Edhe pse akoma nuk e ka marrë vetën plotësisht nga dëmtimi, Lionel Messi është pjesë e listës së lojtarëve katalanas për këtë ndeshje. Argjentinasi akoma nuk ka debutuar këtë sezon të ri për Barcelonën.

A do të zbresë Messi në fushë? Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Leo nuk do ta nisë nga minuta e parë, por për të do të ketë disa minuta në dispozicion në pjesën e dytë. Ndërkohë, Ousmane Dembele vazhdon të jetë i dëmtuar dhë ende nuk dihet se kur do të jetë gati. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

La Liga

”Ik mbushu”/ Ish-ylli i Barcelonës përjashtohet në ndeshjen e parë si trajner

Publikuar

-

Victor Valdes është një nga protagonistët e Barcelonës, që dominoi futbollin në vitet 2006-2011, ku fitoi shumë trofe. Me tërheqjen nga futbollit, portierit spanjoll iu besua roli i trajneri për U-19, po te Barcelona.

Në ndeshjen e tij të parë si trajner, Victor Valdes, u përjashtua nga ndeshja për shkak të gjuhës fyese ndaj arbitrit. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, 37-vjeçari i tha ”ik mbushu” arbitrit, pasi ky i fundit dha një faull kundër Barcelonës.

Të rinjtë e Barçës fituan 1-0 me një gol të Nico Gonzalez, por në fund të ndeshjes pati goxha tensione, gjë që solli dhe nervozizmin e Valdes. Ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë dënim tjetër nga Federata, për gjestin e trajnerit të ri të katalanasve. /CNA.al

LEXO TE PLOTE