Connect with Us

Interi bën “boom” në merkato/ E konfirmuar, dy super goditje brenda një dite

Seria A

Interi bën “boom” në merkato/ E konfirmuar, dy super goditje brenda një dite

Publikuar

-

Drejtuesit e Interit i plotësojnë një tjetër dëshirë trajnerit Conte. Christian Biraghi dhe Alexis Sanchez do të jenë dy transferimet e reja të zikaltërve.

I pari, do të shkëmbehet me Henrique Dalbert, që do të kalojë tek Fiorentina.Ndërsa Birgahi do të qëndrojë për një vit në formë huazimi, me Interin që ka të drejtë ta blejë për 12.5 mln euro.

I dyti, do të kryejë sot mbasdite vizitat mjekësore. Sulmuesi kilian do të huazohet tek Interi me të drejtë blerje në fund të sezonit. Përsa i përket pagës prej 12 milionë eurosh në sezon që përfiton Sanchez të “Djajtë e Kuq”, Interi do t’i paguajë lojtarit vetëm 5 milionë euro ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga United.

30-vjeçari kilian ka edhe dy vite kontratë me 20-herë kampionët e Anglisë, por nëse Alexis bind në sezonin e tij të parë me skuadrën italiane, atëherë dy klubet do të nisin bisedimet për blerjen përfundimtare të sulmuesit. Deri në datën 2 shtator kur mbyllet merkato, ndoshta drejtuesit zikaltër do t’i bëjnë ndonjë tjetër dhuratë Conte-s. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Nuk ka dyshime/ Ronaldo tregon futbollistin më të mirë në histori

Publikuar

-

Cristiano Ronaldo nuk ka dyshime se kush është futbollisti më i mirë në histori. Ylli portugez gjatë intervistës për Piers Morgan, ka thënë se e konsideron veten si futbollistin më të mirë në histori.

“Për mua, unë jam numri një në histori, por për disa tifozë, numri një është dikush tjetër dhe unë jam i dyti, nuk ka rëndësi. Unë e di se jam në historinë e futbollit si një nga futbollistët më të mëdhenj. Statistikat nuk gënjejnë, unë nuk i ndjek rekordet, rekordet më ndjekin mua”, u shpreh 34-vjeçari. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Më i bukur seksi me Georgina-n apo goli me roveshiatë kundër Juventusit?/ Ronaldo nuk ka dilema, zgjedh…

Publikuar

-

Në një intervistë të fundit për gazetarin Piers Morgan, Cristiano Ronaldo ka folur gjatë për karrierën e tij, për babain që nuk jeton më, sukseset e arritura, rivaliteti me Messin, por nuk ka ngurruar t’u përgjigjet edhe pyetjeve të tjera disi më “thumbuese”.

Morgan e pyeti portugezin, nëse goli me roveshiatë që shënoi kundër Juventusit kur luante me Realin ishte më mirë se eksperiencat në shtrat me Georgina-n?! Ronaldo nuk pati fare dyshime dhe zgjodhi të dashurën e tij.

“Mënyra se si e realizova, ndaj Buffon, në një ndeshje në Champions League, e bëjnë atë një gol të bukur. E kam provuar të shënoj një gol të ngjashëm për shumë, shumë vite. Kam shënuar, por nuk e kisha bërë këtë. Më në fund realizova me roveshatë dhe bëra realitet fiksimin tim të vjetër, por ai gol nuk është më i mirë në krahasim me eksperiencat në shtrat me Georgina-n time”, u shpreh Ronaldo. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Champions League/ Napoli ul me këmbë në tokë kampionët në fuqi

Publikuar

-

Napoli e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Champions League, pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj Liverpoolit.

Ekipi i Ancelottit edhe pse kishte përballë kampionët në fuqi të Europës e dominojë ndeshjen nga fillimi në fund. Dy golat e takimit u shënuan në minutat e fundit.

Fillimisht në minutën e 81′, Dries Mertens dërgoi topin në rrjetë nga penalltia, që u fitua nga Jose Callejon.

Në minutat shtesë, Napoli shënoi edhe golin e dytë me transferimin e kësaj vere, Fernando Llorente, që përfitoi nga një gabim i Van Dijk.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Salzburgu fitoi bindshëm 6-2 ndaj Genk, duke mbajtur vendin e parë me golavarazh më të mirë se Napoli. /CNA.al

LEXO TE PLOTE