Connect with Us

Zyrtare/ Ja kush është mesfushori dhe sulmuesi më i mirë në Europë

Sport

Zyrtare/ Ja kush është mesfushori dhe sulmuesi më i mirë në Europë

Publikuar

-

Frenkie de Jong është shpallur mesfushori më i mirë në Europë. Mesfushori holandez shijoi një aventurë të paharruar me Ajaxin, duke u eliminuar në gjysmëfinale të Champions League, ku më pas u transferua te Barcelona.

De Jong është zgjedhur si mesfushori më i mirë nga UEFA, në ceremoninë që po mbahet aktualisht.

Ndërsa Lionel Messi ka rrëmbyer çmimin e sulmuesit më të mirë në Evropë. Ylli argjentinas pavarësisht se nuk mori pjesë as në finale, është zgjedhur si më i miri nga UEFA. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

E jashtëzakonshme/ Video: 19-vjeçari shënon 3 gola në pjesën e parë në Champions League

Publikuar

-

Salzburgu po fiton në fushën e vetë me rezultatin e thelle 5-1 ndaj belgëve të Genk, në 45 minutat e para në ndeshjen e vlefshme për grupin E në Champions League.

Përveç faktit që janë shënuar 6 gola në 45 minuta, ajo që tërheq vëmendjen më shumë është qe 3 nga këto gola janë shënuar nga një 19-vjeçar, Erling Haland. Norvegjezi i Salzburg ka forcën dhe maturinë e një sulmuesi 28 apo 30 vjeçar.

Haland bëhet futbollisti i tretë që shënon në dy minutat e para të një ndeshje në Champions League që në debutimin e tij, pasi dikur e kanë bërë Andreas Moller në vitin 1995 dhe Eliaquim Mangala në 2009. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Champions, mbyllen pjesët e para/ 6 gola në Salzburg, barazim i bardhë në dy supersfidat e mbrëmjes

Publikuar

-

Janë mbyllur pjesët e para në ndeshjet e darkës në Champions League, ku ndryshe nga sa pritej mungojnë golat në dy supersfidat kryesore, Napoli-Liverpool dhe Borussia Dortmund-Barcelona.

Gjysmëfinalistët e sezonit të kaluar, Ajax, po fitojnë 1-0 ndaj francezëve të Lille. Ndeshja që ka dhuruar më shumë gola deri tani është ajo mes Salzburg dhe Genk, ku austriakët po fitojnë me rezultatin e thellë 5-1.

Rezultatet e plota janë si më poshtë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Interi nuk fitoi dot ndaj ekipit më të lehtë në grup/ 50 mijë tifozë zikaltër reagojnë ashpër

Publikuar

-

Interi nuk shkoi më shumë se një barazim në shifrat 1-1 ndaj Slavia Prague. Djemtë e Conte-s i shpëtuan turpit falë golit të Nicolo Barella në minutat shtesë.

Ky rezultat nuk është pritur aspak mirë nga tifozët vendas, ku rreth 50 mijë zikaltër kanë vërshëllyer futbollistët e Interit ku po dilnin nga fusha, në shenjë pakënaqësie për rezultatin por edhe lojën shumë të dobët.

Me këtë barazim, Interi rrezikon shumë për kualifikimin në fazën tjetër, duke ditur se ka në grup Barcelonën dhe Dortmundin dhe përballja e sotme ndaj çekëve ishte më e lehta për zikaltrit, të paktën në letër. /CNA.al

LEXO TE PLOTE