Seria A
E zbulon shoku i ekipit/ Ja pse nisi krisja mes Icardit dhe Interit

Mesfushori Radja Nainggolan do të përballet këtë fundjavë me skuadrën që ka pronësinë e tij, Interin, në sfidën që zikaltrit do të luajnë në transfertë ndaj Cagliarit, ekip që ka marrë në huazim belgun.
Përveç ndeshjes së fundjavës, marrëdhënies me Conten, “Ninxha” zbuloi edhe arsyet e krisjes së klubit zikaltër me ish kapitenin e tyre, Icardin.
“Situata e Icardit është ndryshe, pasi ai po vuan pasojat e deklaratave televizive të të shoqes. Disa njerëz nuk e falën për ato deklarata, ndonëse për mua personalisht nuk përbënte problem, pasi nuk ndiqja televizor fare. Megjithatë do të ishte mirë që edhe Mauro të pranonte një tjetër destinacion, për të treguar vlerat e tij”, tha Nainggolan.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania