Connect with Us

Video: Barça përmbys rezultatin/ Shënon idhulli i ri tifozëve

La Liga

Video: Barça përmbys rezultatin/ Shënon idhulli i ri tifozëve

Publikuar

-

Barcelona ka përmbysur rezultatin ndaj Osasunës. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendasit, që shënuan në minutën e 7′ me Torres. Një gol shumë i bukur.

Barazimi i miqve erdhi në minutën e 51′ me golin e Fati. 16-vjeçari kërceu mbi të tjerët dhe dërgoi topin ne rrjetë. Ky është goli i tij i parë me Barcelonën. Ai debutoi në La Liga vetëm javën e shkuar dhe është duke u shndrruar në një idhull të ri për tifozët katalanas. Edhe Messi e përgëzoi për nivelin e treguar në fushë.

Ndërsa goli i avantazhit për Barcelonën u shënua nga braziliani Arthur 64′. Duhet përmendur fakti që dy asistet u dhanë nga 21-vjeçari, Carles Perez, një nga më të mirët në fushë.

Momentalisht katalanasit po udhëheqin 1-2, por ka ende minuta në lojë. /CNA. al

Të d

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Plas te Reali/ Perez lodhet me Sergio Ramos, piketon dy “bishat” e Serisë A

Publikuar

-

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Real Madridit, që u mbajt ditën e djeshme, ka pasur zëra të shumtë kundër kapitenit, Sergio Ramos.

“Thuaji Ramosit të mos postojë çdo ditë në Instagram”, “Me atë kapelën rozë duket si një turist suedez”, “Ekipi po humbte ndaj Ajaxit në çerekfinale, ndërsa kapiteni po regjistronte live dokumentarin e tij”, këto ishin disa nga zërat kundër mbrojtësit spanjoll që iu drejtuan presidentit Florentino Perez.

Marrëdhënia mes Ramos dhe Perez ka kohë që ka pësuar krisje, pasi gjatë verës 33-vjeçari donte të largohej në Kinë, por nuk u lejua nga numri një i klubit madrilen. I gjendur në këtë situatë, Perez ka filluar nga puna për të gjetur zëvendësuesin ideal të Ramos dhe dy janë alternativat kryesore, Kalidou Koulibaly i Napolit dhe Milan Skriniar i Interit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

La Liga

Barça publikon listën e Champions League/ A do të luajë Messi?

Publikuar

-

Barcelona ka zbuluar pak minuta më parë listën e lojtarëve që janë grumbulluar për ndeshjen e nesërme në Champions League kundër Dortmundit. Edhe pse akoma nuk e ka marrë vetën plotësisht nga dëmtimi, Lionel Messi është pjesë e listës së lojtarëve katalanas për këtë ndeshje. Argjentinasi akoma nuk ka debutuar këtë sezon të ri për Barcelonën.

A do të zbresë Messi në fushë? Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Leo nuk do ta nisë nga minuta e parë, por për të do të ketë disa minuta në dispozicion në pjesën e dytë. Ndërkohë, Ousmane Dembele vazhdon të jetë i dëmtuar dhë ende nuk dihet se kur do të jetë gati. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

La Liga

”Ik mbushu”/ Ish-ylli i Barcelonës përjashtohet në ndeshjen e parë si trajner

Publikuar

-

Victor Valdes është një nga protagonistët e Barcelonës, që dominoi futbollin në vitet 2006-2011, ku fitoi shumë trofe. Me tërheqjen nga futbollit, portierit spanjoll iu besua roli i trajneri për U-19, po te Barcelona.

Në ndeshjen e tij të parë si trajner, Victor Valdes, u përjashtua nga ndeshja për shkak të gjuhës fyese ndaj arbitrit. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, 37-vjeçari i tha ”ik mbushu” arbitrit, pasi ky i fundit dha një faull kundër Barcelonës.

Të rinjtë e Barçës fituan 1-0 me një gol të Nico Gonzalez, por në fund të ndeshjes pati goxha tensione, gjë që solli dhe nervozizmin e Valdes. Ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë dënim tjetër nga Federata, për gjestin e trajnerit të ri të katalanasve. /CNA.al

LEXO TE PLOTE