La Liga
Ndeshjet kryesore të ditës/ Në Torino luhet supersfida e javës

Serie A na dhuron që javën e dytë të saj një supersfidë siç është ajo mes Juventusit dhe Napolit, që do të luhet sot në mbrëmje dhe padyshim që nuk duhet humbur. Vitet e fundit, përballjet mes këtyre dy ekipeve kanë qenë ndër më të bukurat në Serie A dhe jo vetëm, pasi gjithmonë kanë dhuruar gola, spektakël dhe emocione nga fillimi në fund. Para kësaj supersfidë luhet një tjetër ndeshje me shumë interes për tifozët shqiptarë, pasi luan Milani. Kuqezinjtë presin në fushën e tyre Brescian dhe do të tentojnë për të marrë 3 pikët e para për këtë sezon të ri.
Në Premier League luhen 8 ndeshje. Fillimisht në 13:30 do të luhet ndeshja e parë e javës së katërt mes Southampton dhe Man. United. Vendasit gjithmonë iu kanë nxjerrë probleme ekipeve të mëdha, në anën tjetër djemtë e Solskajer do të kërkojnë fitoren për të harruar sa më shpejt zhgënjimin e javës së kaluar ku humbën në fushën e tyre. Në orën 16:00 luajnë Man. Cty dhe Chelsea kundër Brighton dhe Sheff. Utd, ku sigurisht favoritë të padiskutueshëm në të dy sfidat janë ekipet vendase dhe nuk priten surpriza, të pkatën në letër.
Ndeshja e fundit për sot në PL luhet në 18:30 mes Burnley dhe Liverpool, ku të kuqtë do të kërkojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive.
Në Bundesligë luhet sot java e tretë. Për Bayerniin parashikohet një ndeshje e lehtë pasi pret në shtëpi ekipin e Mainz, ndërsa Dortumdi do të luajë ndaj Union Berlin në fushën e këtyre të fundit. Ekipi i ngjitur këtë sezon në kategorinë më të mirë të futbollit në Gjermani do të tentojë surprizën ndaj verdhezinjve.
Në La Liga, Barcelona me shumë mungesa do të udhëtojë në Pamplona për t’u ndeshur me Osasunën. Shpresat e katalanasve janë te Griezmann në mungesë të Messit dhe Suarezit. Më poshtë mund të shihni dhe oraret e të gjitha ndeshjeve në pesë ligat kryesore të Europës. /CNA.al