Connect with Us

8 pa ndeshje pa Messin/ Nuk do ta besoni dot sa prej tyre ka fituar Barcelona

La Liga

8 pa ndeshje pa Messin/ Nuk do ta besoni dot sa prej tyre ka fituar Barcelona

Publikuar

-

Barcelona ka bërë këtë sezon fillimin më të keq në La Liga që nga 2008/09.

Ekipi i Valverdes ka vetëm katër pikë pas tre ndeshjeve, humbje me Bilbaon, fitore me Betis dhe barazimi i djeshëm me Osasunën.

Gerard Pique u përpoq të qetësonte tifozët pas ndeshjes së djeshme, duke theksuar se ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur dhe ky është vetëm fillimi.

Problemi i vërtetë i Barcelonës është mungesa e Lionel Messit. Argjentinasi ka munguar në 3 ndeshjet e para të sezonit për shkak dëmtimi dhe mungesa e tij te Barcelona është thjesht e pazëvendësueshme.

Në 8 ndeshjet e fundit që Messi ka munguar, Barcelona ka fituar vetëm një. Statistikë që tregon më së miri rëndësinë e “pleshtit” në ekip.

6 nëntor 2018: Inter 1-1 Barcelona

10 janar 2019: Levante 2-1 Barcelona

23 janar 2019: Sevilla 2-0 Barcelona

13 Prill 2019: Huesca 0-0 Barcelona

4 maj 2019: Celta Vigo 2-0 Barcelona

16 gusht 2019: Athletic Bilbao 1-0 Barcelona

25 gusht 2019: Barcelona 5-2 Real Betis

31 gusht 2019: Osasuna 2-2 Barcelona

/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Plas te Reali/ Perez lodhet me Sergio Ramos, piketon dy “bishat” e Serisë A

Publikuar

-

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Real Madridit, që u mbajt ditën e djeshme, ka pasur zëra të shumtë kundër kapitenit, Sergio Ramos.

“Thuaji Ramosit të mos postojë çdo ditë në Instagram”, “Me atë kapelën rozë duket si një turist suedez”, “Ekipi po humbte ndaj Ajaxit në çerekfinale, ndërsa kapiteni po regjistronte live dokumentarin e tij”, këto ishin disa nga zërat kundër mbrojtësit spanjoll që iu drejtuan presidentit Florentino Perez.

Marrëdhënia mes Ramos dhe Perez ka kohë që ka pësuar krisje, pasi gjatë verës 33-vjeçari donte të largohej në Kinë, por nuk u lejua nga numri një i klubit madrilen. I gjendur në këtë situatë, Perez ka filluar nga puna për të gjetur zëvendësuesin ideal të Ramos dhe dy janë alternativat kryesore, Kalidou Koulibaly i Napolit dhe Milan Skriniar i Interit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

La Liga

Barça publikon listën e Champions League/ A do të luajë Messi?

Publikuar

-

Barcelona ka zbuluar pak minuta më parë listën e lojtarëve që janë grumbulluar për ndeshjen e nesërme në Champions League kundër Dortmundit. Edhe pse akoma nuk e ka marrë vetën plotësisht nga dëmtimi, Lionel Messi është pjesë e listës së lojtarëve katalanas për këtë ndeshje. Argjentinasi akoma nuk ka debutuar këtë sezon të ri për Barcelonën.

A do të zbresë Messi në fushë? Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Leo nuk do ta nisë nga minuta e parë, por për të do të ketë disa minuta në dispozicion në pjesën e dytë. Ndërkohë, Ousmane Dembele vazhdon të jetë i dëmtuar dhë ende nuk dihet se kur do të jetë gati. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

La Liga

”Ik mbushu”/ Ish-ylli i Barcelonës përjashtohet në ndeshjen e parë si trajner

Publikuar

-

Victor Valdes është një nga protagonistët e Barcelonës, që dominoi futbollin në vitet 2006-2011, ku fitoi shumë trofe. Me tërheqjen nga futbollit, portierit spanjoll iu besua roli i trajneri për U-19, po te Barcelona.

Në ndeshjen e tij të parë si trajner, Victor Valdes, u përjashtua nga ndeshja për shkak të gjuhës fyese ndaj arbitrit. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, 37-vjeçari i tha ”ik mbushu” arbitrit, pasi ky i fundit dha një faull kundër Barcelonës.

Të rinjtë e Barçës fituan 1-0 me një gol të Nico Gonzalez, por në fund të ndeshjes pati goxha tensione, gjë që solli dhe nervozizmin e Valdes. Ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë dënim tjetër nga Federata, për gjestin e trajnerit të ri të katalanasve. /CNA.al

LEXO TE PLOTE