Connect with Us

Iu dëmtua kapiteni/ Juventusi i kërkon Bayernit kampionin e botës

Seria A

Iu dëmtua kapiteni/ Juventusi i kërkon Bayernit kampionin e botës

Publikuar

-

Dëmtimi i rëndë i Giorgio Chiellinit ka prishur planet e Juventusit në këtë fund merkatoje. Kapiteni bardhezi këputi ligamentet e gjurit pak ditë më parë dhë do të mungojë për një periudhë prej 5-6 muajsh. Prandaj, Juventusi duhet të gjejë në këto orë të mbetura të merkatos zëvendësuesin ideal të Chiellinit.

I pari në listë është Jerome Boateng. Madje, “Bild” raporton se kampioni i botës ka lënë stërvitjen e fundit dhe mund të fluturojë që sot drejt Torinos.

31-vjeçari gjerman është përfolur gjatë gjithë kësaj verë për largimin nga Bayerni, por për të nuk erdhi kurrë oferta e duhur. I gjendur në kushte të vështira dhe në luftë më kohën (nesër në darkë mbyllet merkato), Juventusi është i detyruar të plotësojë kërkesat e Bayernit për të lënë të lirë mbrojtësin. Ky operacion pritet të kushtojë 15-20 milionë euro, ose huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerje.

Ndërsa sipas “Tuttosport”, “Calciomercato24.com”, alternativa të tjera janë dhe Samuel Umtiti i Barcelonës dhe Ezequiel Garay i valencias, por duket shumë e vështirë gjetja e akordit me ekipet e La Ligës. Ndaj, pista më e mundshme është ajo e transferimit të Boateng, i cili duhet thënë së ka kohë që e ka humbur vendin e titullarit te bavarezët. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Supersfida e fundjavës/ Lazio-Inter, formacionet zyrtare

Publikuar

-

Sapo janë publikuar formacionet zyrtare të supersfidës së fundjavës në Serie A, mes Lazios dhe Interit. Diferenca mes tyre është vetëm një pikë, ndaj sot pritet të jetë një sfidë tepër interesante. Juventus kryeson me 57 pikë, Interi me 54, ndërsa Lazio e treta me 53 pikë. Inzaghi ka hedhur në fushë formacionin më të […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Mungon Ronaldo, Juventusi fiton pa probleme ndaj Brescias/ Presioni kalon tek Interi

Publikuar

-

Juventusi ka fituar 2-0 ndaj Brescia për javën e 24-të të Serisë A, në “Allianz Stadium”. Për bardhezinjtë mungonte sot Ronaldo, i cili ishte lënë pushim sot nga Sarri. Miqtë mbetën me 1 lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Aye në minutën e 37-të. Një minutë me vonë, Dybala shënoi golin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video: Aksion model, Cuadrado i jep qetësinë e duhur Juventusit

Publikuar

-

Juventusi ka shënuar golin e dytë ndaj Brescia në “Allianz Stadium”. Pas golit të parë të shënuar nga goditja e dënimit nga Dybala 38′, goli i dytë erdhi pas një aksioni model, që u finalizua nga Juan Cuadrado në minutën e 78-të. Kolumbiani ka marrë një asist shumë të bukur nga Matuidi dhe e shfrytëzoi […]

LEXO TE PLOTE