Connect with Us

Sa shumë gola në Serie A/ Fiton Interi, ja rezultatet e plota

Seria A

Sa shumë gola në Serie A/ Fiton Interi, ja rezultatet e plota

Publikuar

-

Janë mbyllur ndeshjet e darkës për javën e dytë të Serie A dhe ka pasur jo pak surpriza, por edhe shumë gola të shënuar. Interi i Conte-s vazhdon ecurinë pozitive duke fituar 1-2 në Cagliari. Zikaltrit shënuan të parët me Martinez në minutën e 30′, pas asistit të Sensit. Një gol i dyshimtë për pozicion jashtë loje, por u quajt i rregullt nga VAR-i.

Vendasit barazuan shifrat me Joao Pedron në minutën e 50′, ndërsa goli i avantazhit për Interin u shënua në minutën e 72′ nga Lukaku. Belgu u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, që u fitua nga Sensi. Mesfushori i blerë këtë verë në dy ndeshjet e para për Interin, ka qenë padyshim më i mirë në fushë.

Në ndeshjet e tjera bie në sy fiorja e thellë e Sassuolos kundër Sampdorias me rezultatin 4-1. Tregolësh për Domenico Berardin ndaj ekipit që drejtohet këtë sezon nga Eusebio Di Francesco, trajneri që u bë i njohur pikërisht te Sassuolo.

Surpriza e mbrëmjes ka ardhur nga Bergamo, aty ku Atalanta edhe pse kryesonte 2-1 ndaj Torinos, në fund miqtë përmbysën shifrat dhe fituan 2-3. Rezultatet e plota të ndeshjeve të darkës në Serie A, janë si më poshtë. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Të gjithë prisnin largimin, ai rinovon me Juventusin

Publikuar

-

Pasi zyrtarizoi rinovimin e kontratës me Leonardo Bonuccin, Juventusi po bëhet gati për një tjetër rinovim. Ndryshe nga sa pritej në fillim të këtij sezonit, Juan Cuadrado do të rinovojë me “Zonjën” deri në vitin 2022, me opsion zgjatjeje deri ën vitin 2023. Në kohën e Allegrit, kolumbani kalonte më shumë kohë në stol, ndërsa […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Mourinho bën gati listën e merkatos, i vë syrin “diamantit” të Juventusit

Publikuar

-

Jose Mourinho u zyrtarizua sot si trajner i Tottenham, duke parë pozitën e vështirë në renditje, vendi i 14-të në Premier League, merkato e janarit për klubin londinez do të jetë shumë e nxehtë. Pas Gareth Bale, i dyti në listën e Mourinhos është “diamanti” i Juves, Paulo Dybala. Argjentinasi e ka humbur me kohë […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ronaldo dhe Georgina martohen në fshehtësi, ndryshon edhe testamenti

Publikuar

-

Është lajmi i ditës dhe ndoshta i javës. Revista “Novella 2000” ka shkruar në numrin e radhës se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kanë ndërmarrë një hap tjetër në marrëdhënien e tyre. Ata janë martuar në fshehtësi të plotë në Marok. Në ceremoni thuhet se ka marrë pjesë një numër i vogël miqsh të çiftit […]

LEXO TE PLOTE