Connect with Us

Video: Interi në avantazh falë VAR-it/ Shënon “demi” i zikaltërve

Seria A

Video: Interi në avantazh falë VAR-it/ Shënon “demi” i zikaltërve

Publikuar

-

Interi ka zhbllokuar rezultatin në ndeshjen që po luhet aktualisht ndaj Cagliarit, me “demin” Lautaro Martinez.

Argjentinasi dërgoi topin në rrjetë në minutën e 30′, pas asistit të Stefano Sensi. Duhet thënë se Martinez dukej në pozicion jashtë loje, por pas konsultimit me VAR, arbitri e ka cilësuar si të rregullt.

Në anën tjetër, për Cagliarin luan nga minuta e parë, Radja Nainggolan, që këtë verë la Interin dhe u huazua tek ekipi sard. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Champions League/ Conte befason me formacionin zyrtar të ndeshjes së parë

Publikuar

-

Interi do ta nisë sezonin e ri të Champions League me perballjen në “San Siro” ndaj ekipit çek të Slavia Prague.

Conte ka befasuar jo pak më formacionin zyrtar për këtë takim, duke lënë jashtë dy emra të njohur, Vecino dhe Diego Godin. Në vend të dy uruguajanëve, Conte ka zgjedhur Gagliardini dhe D’Ambrosio. Lënia jashtë e Diego Godin është një surprizë e vërtetë, pasi 33-vjeçari ka një eksperiencë mjaft të madhe në Champions League dhe sot pritej ta niste si titullar.

Nuk ka surpriza në sulm, ku gjenden Lukaku dhe Martinez. Në anën tjetër, ekipi çek vjen me formacionin më të mirë të mundshëm. Ndeshja fillon në orën 18:55. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Del Piero zbulon ekipin që do të fitojë Champions League/ Juventus? Jo, jo!

Publikuar

-

Alessandro Del Piero ka parashikuar skuadrat favorite për të fituar trofeun e Champions League në këtë sezon, që fillon sot. Legjenda e Juventusit nuk beson se ish-ekipi i tij është favorit kryesor këtë sezon, por bën pjesë në listën e ekipeve konkurrente.

“Unë them Barcelona, Manchester City e pastaj Liverpool, këto janë para skuadrave tjera. Juventus është në grupin e dytë, por vetëm për shkak të rezultateve nga edicioni i kaluar. Në realitet ekipi është konkurrent. Dhe, duhet të kenë kujdes nga Real Madrid, që do të rikthehet shumë lart këtë sezon”, tha Del Piero për “Gazzetta dello Sport”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Champions League/ Ancelotti ‘harron’ Hysajn për ndeshjen ndaj Liverpoolit

Publikuar

-

Elseid Hysaj nuk është grumbulluar me Napolin për sfidën e nesërme në Champions League kundër Liverpoolit. Për krahun e djathtë të mbrojtjes, Ancelotti ka thirrur Malcuit dhe Mario Rui, duke lënë jashtë mbrojtësin shqiptar, kjo edhe për shkak të një dëmtimi të shkodranit.

Por, duhet thenë se Ancelotti nuk e sheh Hysajn si titullar, por vetëm si zëvendësues. Edhe pse u përfol shumë gjatë verës për largimin e tij nga Napoli, në fund vendosi të qëndronte aty. Të paktën deri në janar…

Ndeshja mes Napolit dhe Liverpoolit do të luhet nesër në “San Paolo” duke filluar nga ora 21:00. /CNA.al

LEXO TE PLOTE