Connect with Us

Dita e fundit e merkatos/ Ja transferimet e mëdha që pritet të zyrtarizohen sot

Sport

Dita e fundit e merkatos/ Ja transferimet e mëdha që pritet të zyrtarizohen sot

Publikuar

-

Me përjashtim të Premier League ku merkato është mbyllur më herët, sot është afati i fundit në ligat kryesore të Europës. Shpesh ka ndodhur që në ditën e fundit të bëhen transferime të mëdha dhe ndonjëherë të papritura.

Më poshtë janë disa nga transferimet që mund të ndodhin në ditën e fundit:

Henrikh Mkhitaran (Arsenal – Roma)

Armeni luajti në derbin e Londrës veriore të dielën, por tani ka të ngjarë të bashkohet me verdhekuqtë në formë huazimi.

Mauro Icardi (Inter – PSG)

Argjentinasi do të huazohet te gjiganti francez me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Bruno Fernandes (Sporting Lisbon – Real Madrid)

Tifozëve të Real Madridit iu premtua “një bombë, mbase dy” nga Zinedine Zidane. Mediat spanjolle zbulojnë se një nga këto “bomba” mund të jetë Bruno Fernandes, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të verës duke qenë i lidhur me Manchester United.

Shkodran Mustafi (Arsenal- Juventus)

Jo i kënaqur me blerjen e Matthijs de Ligt, Juventusi po kërkon një mbrojtës qendror pas dëmtimit të të Giorgio Chiellinit. Jerome Boateng është një tjetër mundësi që po eksplorohet.

Ante Rebic (Eintracht Frankfurt-Milan)

Nënkampioni i botës do të kryejë sot testet mjekësore me Milanin. Ai do të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. Në anën tjetër, Andre Silva do të fluturojë në Frakfurt.

/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: