Connect with Us

Dita e fundit e merkatos/ Ju njohim me transferimet e kryera sot, deri më tani

Sport

Dita e fundit e merkatos/ Ju njohim me transferimet e kryera sot, deri më tani

Publikuar

-

Na ndajnë pak orë nga mbyllja e merkatos në ligat kryesore të Europës. Më poshtë po ju sjellim transferimet që janë kryer gjatë ditës së sotme deri në këto çaste.

Sulmuesi meksikan Javier Hernandez, i njohur ndryshe si “Chicharito” ka vendosur të rikthehet në kampionatin spanjoll, atje ku në sezonin 2014-2015 veshi për 23 ndeshje fanellën e Realit të Madridit.

Këtë herë 31-vjeçari nuk ka zgjedhur kryeqytetin, por rajonin e Andaluzisë, pasi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e Sevillas, e cila njoftoi marrëveshjen pak minuta më parë.

Ashtu siç pritej prej javësh, Luiz Gustavo ka mbyllur përfundimisht aventurën me Marseille për të nisur një të re në kampionatin turk. Mesfushori Brazilian kishte marrë një ofertë të rëndësishme nga Fenerbahçe me të cilët gjeti dhe akordin por drejtuesit e klubit francez nuk po gjenin zëvendësuesin.

Së fundmi, Marseille huazoi Valentin Rongier nga Nantes, çka i hapi përfundimisht rrugën transferimit të Gustavos te Fenerbahçe për 6 milionë euro plus 1 milion bonus në varësi të rezultateve.

Pas një eksperience 4-vjeçare me Manchester United, ku arriti të luajë rreth 60 takime, por nuk u shndërrua asnjëherë titullar fiks, Matteo Darmian është rikthyer sërish në atdheun e tij, Itali, për të vijuar karrierën.

Mbrojtësi 30-vjeçar kishte edhe një vit kontratë me Manchester United, por “Djajtë e Kuq” vendosën ta lënë të lirë, duke qenë se nuk bënte pjesë në planet e skuadrës, ndërsa sot futbollisti u zyrtarizua te Parma.

“Tuttosport” raporton se Juventus ka rënë dakord me Bayern Munich për huazimin e Jerome Boateng. Tashmë pritet vetëm të jepet drita e gjelbërt për zyrtarizimin e tij.

Baba Rahman huazohet për një sezon te Mallorca nga Chelsea.

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani bëhet me skuadër të re. 31-vjeçari largohet nga Rizespor pas vetëm një sezoni dhe do të kalojë në Torino.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: