Seria A
E thotë Andrea Pirlo/ Ky është klubi i vetëm që mund të rivalizojë Juventusin

Ish-mesfushori i Interit, Milanit dhe Juventusit, Andrea Pirlo, beson se zikaltrit janë i vetmi klub që mund të ndalojnë triumfin e Juventusit në Serie A.
“Zonja e Vjetër” ka fituar titullin kampion 8 herë rresht dhë këtë sezon është sërish favoriti kryesor.
Por, Andrea Pirlo mendon se gjërat mund të ndryshojnë në këtë sezon.
“Tani Interi është në krye edhe pse kampionati sapo ka filluar dhe afati kalimtar do të përfundojë sot. Unë mendoj se Interi është i vetmi klub, alternativa e parë dhe më e forta, që mund të luftojë me Juventusin deri në fund”, u shpreh mesfushori italian. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania