Connect with Us

Futbollisti shqiptar pranon gabimin dhe ka një mesazh për tifozët/ Unë nuk dorëzohem

Premier Liga

Futbollisti shqiptar pranon gabimin dhe ka një mesazh për tifozët/ Unë nuk dorëzohem

Publikuar

-

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka, i ka dërguar një mesazh fansave të Arsenalit, pasi shkaktoi penallti në derbin kundër Tottenhamit, që përfundoi 2-2.

Në fund të pjesës së parë, Xhaka bëri një ndërhyrje të gabuar brenda zone ndaj Heung-min Son dhe arbitri akordoi penallti. Harry Kane u tregua i saktë për miqtë duke dërguar topin në rrjetë. Arsenali arriti të përmbyste disavantazhin e dy golave, duke barazuar shifrat në pjesën e dytë.

Në përfundim të saj, Xhaka që mban dhe shirtin e kapiteni ka falënderuar tifozët për mbeshtetjen, por foli dhe për penalltinë që shkaktoi.

“Faleminderit për përkrahjen e madhe në “Emirates”. Kemi treguar karakter të fortë dhe ju na keni ndihmuar për t’u rikthyer në lojë. Për penalltinë që bëra, jam i mërzitur, por nuk do të dorëzohem”, deklaroi mesfushori shqiptar.

Për Xhakën, kritikat kanë qenë të shumta jo vetëm nga tifozët por edhe nga analistë të ndryshëm. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Arsenali shkatërroi 4-0 “Qymyrxhinjtë”/ Video: Goli i Ozil thyen rekord në Premier League

Publikuar

-

Arsenali ka mposhtur 4-0 Newcastle duke zhvilluar një ndeshje mjaftë të mirë në shtëpi. Goli i tretë ka qenë tepër i veçantë, ai vulosi 100% fitoren dhe u shënua nga Mesut Ozil, i cili kishte mbi 300 ditë që nuk gjente rrjetën. Por kjo nuk është e gjitha, plot 35 prekje janë bërë në aksionin […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Tottenhami fiton në frymën e fundit/ Tërbohet Mourinho

Publikuar

-

Tottenham ka marrë një fitore dramatike me shifrat 2-3 ndaj Aston Villës në transfertë. Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho festoi pikërisht në minutën e fundit të ndeshjes, me Son që ishte heroi i “Gjelave”. Pjesa e parë nisi me protagonist Toby Alderëeireld. Mbrojtësi belg fillimisht shënoi një autogol në minutën e 9-të, ndërsa në […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Man. City u dënua me 2 vite/ Reali i rrëmben yllin e madh, kushton 180 milionë paundë

Publikuar

-

Real Madridi po mendon të plaçkisë te Manchester City pas dënimit që “Qytetarët” morën nga UEFA. Ata nuk do të luajnë në dy edicionet e radhës në Champions Leagues dhe kanë marrë një gjobë të majme. Yjet e ekipit mund të largohen nga Anglia dhe “Los Blancos” duan të rrëmbejnë Raheem Sterling. Sulmuesi është një […]

LEXO TE PLOTE