Sport
Orët e fundit të merkatos/ Këto janë transferimet zyrtare

Sot në orën 23:59 mbyllet merkato në kampionatet kryesore të Europës. Lëvizjet gjatë ditës së sotme kanë qenë të shumta. Më poshtë po ju njohim me transferimet zyrtare që janë kryer gjatë mbasdites.
– ZYRTARE: Atalanta nënshkruan me mbrojtësin Simon Kjaer
– ZYRTARE: Juventus nënshkruan me 21 vjeçarin nga Korea e Veriut, Han Kwang – Son
– ZYRTARE: Roma nënshkruan me Nikola Kalinic
– ZYRTARE: Asmir Begovic largohet nga Bournemouth, bashkohet me Qarabag në formë huazimi për një sezon
– ZYRTARE: Patrik Shick nënshkruan me Leipzig. Skuadra gjermane ka paguar 3.5 milionë euro për huazimin e lojtarit, me opsion blerjeje për 28-29 milionë euro
– ZYRTARE: Milan nënshkruan me Ante Rebic
– ZYRTARE: Andre Silva kalon tek Frankfurt
– ZYRTARE: Rafinha kalon tek Celta Vigo
/CNA.al