Sport
Përcaktohet kalendari i Kupës/ Derbi Tirana-Partizani në çerekfinale?

Ditën e sotme, ka publikuar formatin e edicionit 2019-2020 për Kupën e Shqipërisë. Skuadrat janë ndarë në dy grupe, A dhe B. Ndeshjet e paraeliminatore do të nisin më datë katër shtator teksa janë përcaktuar përballjet mes Vorës dhe Luzit në grupin A dhe Tomorit e Shkumbinit në grupin B.
Ndërkohë, duke parë rrugën që mund të ndjekin skuadrat deri në çerekfinale atëherë nëse nuk ka surpriza, në çerekfinale parashikohet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.
Një sfidë e cila këtë sezon i ka të gjitha gjasat për t’u zhvilluar gjashtë herë duke llogaritur edhe katër përballjet e sigurta në kampionat. Ndërkaq, pas çerekfinaleve, çiftet e gjysmëfinales përcaktohen me short.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania