Connect with Us

Nuk e shiti dot/ Ylli i madh i Juventusit mbetet jashtë Champions-it

Seria A

Nuk e shiti dot/ Ylli i madh i Juventusit mbetet jashtë Champions-it

Publikuar

-

Ndryshe nga ekipet e tjera që mund të vuajnë për sulmuesë, Juventusi vuan nga teprica në këtë repart, pasi është i mbipopulluar. Rikthimi i Gonzalo Higuain ka nxjerr jashtë loje Mario Manduzkic. “Zonja” u përpoq ta shiste gjatë merkatos sulmuesin kroat, por ai nuk pranoi të largohej duke refuzuar disa oferta.

Ndërkohë, Juventusi po përpilon listën me futbollistët e grumbulluar për në Champions League dhe këtë listë duhet ta dorëzojë në UEFA sot para mesnatës. Mediat italiane raportojnë se pikërisht Mandzukic, është i sakrifikuari i parë dhe nuk do të jetë pjesë e bardhezinjve në këtë kompeticion. Ashtu siç dhe pritej në balotazhin mes Higuain dhe Manduzkic, Sarri ka zgjedhur të parin.

Një tjetër balotazh për një vend për në listën e Champions League është në repartin e mesfushës, mes Ramsey dhe Emre Can. Uellsiani ka më shumë shanse të përfshihet në këtë listë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: