Connect with Us

Ylli i Bayernit dhunoi ish-të dashurën/ Prokuroria fillon hetimet

BundesLiga

Ylli i Bayernit dhunoi ish-të dashurën/ Prokuroria fillon hetimet

Publikuar

-

Sipas “WDR” prokuroria gjermane po heton ndaj Jerome Boateng. Bëhet fjalë për dyshimin se ka dhunuar ish-të dashurën e tij.

Prokuroria e Munihut dyshon se ylli i Bayern Munich është fajtor dhe ka nisur hetimet me ndihmën e policisë.

Megjithatë, gjykata nuk ka vendosur të akuzojë zyrtarisht mbrojtësin, por kjo është diçka që mund të ndryshojë në të ardhmen nëse grumbullohen prova të mjaftueshme.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Barcelona me fat/ Penalltia e pritur nga Ter Stegen duhej përsëritur, ja pse

Publikuar

-

Barcelona mund ta quajë veten me fat pasi doli me një pikë nga përballja me Dortmundin, sepse mund të kishte dalë edhe pa pikë fare. Në minutën e 57′, Marco Reus kishte mundësinë e artë për të kaluar në avantazh Dortmundin, por penalltia e tij u prit nga Ter Stegen.

Megjithatë, penalltia duhej të përsëritej sepse Ter Stegen del me të dyja këmbët jashtë vijës së tij, ndërkohë që me rregullat e reja të këtij sezoni, njëra këmbë duhet të jetë në vijë.

Edhe pse ky detaj mund t’i ketë shpëtuar arbitrit, duhej të ishte sinjalizuar nga VAR-i, që penalltia duhej përsëritur. Kritikat në rrjetet sociale dhe jo vetëm, kanë qenë të shumta në këtë rast. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Dortmundi dhe Barça ndahen në paqe, falë Ter Stegen/ Ja rezultatet e plota të ndeshjeve të sotme

Publikuar

-

Supersfida e mbrëmjes mes Dortmundit dhe Barcelonës mbyllet në paqe, 0-0. Një ndeshje e bukur, e dominuar totalisht nga vendasit, por heroi i Barcelonës është Marc-Andre ter Stegen.

Portieri gjerman jo vetëm që priti penalltinë e Reus në minutën e 57′, por gjatë gjithë ndeshjes ka qenë protagonist duke ndalur në mënyrë fantastike të gjitha përpjekjet e vendasve për të gjetur golin e avantazhit.

Ashtu siç dhe pritej, Messi e nisi nga stoli këtë ndeshje, u aktivizua në minutën e 60′, por nuk solli ndryshim në lojën e katalanasve. Edhe ndeshja tjetër në këtë grup që u luajt më parë u ndal në barazim, Inter-Slavia Prague 1-1.

Rezultatet e plota të të gjitha ndeshjeve të sotme të Champions League janë si më poshtë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Lajm i hidhur për Bayernin/ Humbet yllin e ekipit për disa javë

Publikuar

-

Sikur të mos mjaftonte barazimi 1-1 në sfidën e djeshme kundër Leipzig, Bayerni ka marrë sot një lajm tjetër të keq. David Alaba do të mungojë disa javë për bavarezët.

Austriaku ka marrë një dëmtim në muskuj para ndeshjes me Leipzig, mirëpo pas analizave të bëra u përcaktua se futbollisti vuan nga një lëndim më serioz nga sa pritej dhe do të mungojë në ndeshjet e ardhshme. Akoma nuk dihet koha se kur mund të kthehet saktësisht në fushë.

Ndeshja e radhës e Bayernit është të mërkuën në Champions League kundër serbëve të Crvena Zvezda, Niko Kovac duhet të bëjë një zgjedhje të vështirë për të zëvendësuar mungesën e Alaba, njërit prej senatorëve të ekipit bavarez. /CNA.al

LEXO TE PLOTE