Connect with Us

“Djaloshi i Artë” vjell ndaj Capellos/ Ai është një plehrë, më shkatërroi karrierën

Premier Liga

“Djaloshi i Artë” vjell ndaj Capellos/ Ai është një plehrë, më shkatërroi karrierën

Publikuar

-

Michael Owen në fillimet e tij konsiderohej si një nga yjet më premtuesë në historinë e futbollit. “Djaloshi i Artë” anglez në vitin 2001 fitoi edhe “Topin e Artë” me fanellën e Liverpoolit. Pas largimit nga “The Reds”, karriera e sulmuesit mori tatëpjetën!

Së fundi, Owen tërhequr vëmendjen e publikut me qëndrimet e tij në librin “Reboot”, që po publikohet pjesë-pjesë nga “Mirror”. 39-vjeçari ka sulmuar ashpër trajnerin italian, Fabio Capello, të cilin e akuzon se i shkatërroi karrierën kur mori drejtimin e Anglisë në vitin 2008.

“Fabio mendonte se duhej të ndryshonte diçka në përfaqësuesen e Anglisë dhe na doli problemi isha unë, Michael Owen. Jo vetëm që ma shkurtoi karrierën ndërkombëtare, që e kisha të fituar me shumë vështirësi, pa më dhënë asnjë shpjegim, por ai gjithashtu vazhdoi të ishte një nga trajnerët më pak efektivë që ka patur Anglia”.

“Ai ishte absolutisht një plehrë. Sipas mendimit tim, Fabio Capello shkaktoi dëme katastrofike si në karrierën time, ashtu edhe në futbollin anglez, në përgjithësi, dhe u pagua shtrenjtë për ta bërë këtë”, shprehet Owen.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Habit ish-aktorja e filmave porno/ Jam tifoze e të gjitha ekipeve, përveç këtij

Publikuar

-

Ish-aktorja e filmave porno, Mia Khalifa, ka filluar të tregojë një anë të panjohur të sajën, që është tifoze e madhe e futbollit.

Madje, Mia ka ndjekur ndeshjen e fundit në Premier League mes Watford dhe Arsenalit, ku shfaqi haptas antipatinë e saj ndaj “Topçinjve”.

“Jam tifoze e të gjitha ekipeve që luajnë kundër Arsenalit”, shkruajti ajo në Twitter. Nuk e dimë pse Mia ka krijuar këtë inat të madh për Arsenalin, por kohët e fundit poston shumë rreth futbollit dhe ndeshjeve të ndryshme, duke befasuar jo pak ndjekësit e saj. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Guardiola bëri të pamundurën për ta transferuar/ Blerja e bujshme aktivizohet vetëm për 60 sekonda

Publikuar

-

Edhe pse skuadra e Manchester City vuan për mbrojtës trajneri Pep Guardiola nuk e aktivizon portugezin Joao Cancelo (luan në krahun e djathtë), që erdhi këtë verë nga Juventusi.

Trajneri spanjoll e kërkonte me ngulm 25-vjeçarin, që këtë sezon ka qëndruar vetëm në stol. Në 5 javë të luajtura në Premier League, lojtari është aktivizuar vetëm 1 minutë.

Guardiola e ka hedhur në fushë në kohën shtesë ndaj Bournemouth. Duket sikur trajneri spanjoll nuk është ende i bindur nga aftësia e Cancelo, që pret të veshë një fanellë titullari.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E bujshme/ Klopp mund të largohet nga Liverpooli… për shkak të motit

Publikuar

-

Kontrata e Jurgen Klopp me Liverpoolin mbaron në vitin 2022, por klubi i kuq ka nisur që tani negocitata për rinovimin me trajnerin gjerman. Por, nuk përjashtohet mundësia që Klopp të largohet nga Liverpooli, ndoshta që në fund të këtij sezoni dhe jo për arsye sportive.

Sipas agjentit të Jurgen Klopp, Marc Kosicke, ai mund të largohet nga “The Reds” për shkak të motit të keq.

“Kemi ende kohë për të menduar. Duhet të shohim nëse ndryshimi i klimës do të sjellë mot më të mirë në Angli. Ulla (gruaja e Kloppit) dhe Jurgen zgjohen në mëngjes dhe është errët. Kur takohen përsëri në mbrëmje është poashtu errët” ka deklaruar Kosicke.

Dihet që Anglia “vuan” nga mungesa e diellit dhe ka reshje të shumta, dhe për një gjerman ky është problem vërtet shqetësues. Klopp ka gati 4 vjet që ka marrë drejtimin e Liverpoolit, por mesa duket akoma nuk është ambjentuar me motin. /CNA.al

LEXO TE PLOTE