Connect with Us

Ndërhyn FIFA/ Ja si Neymar mund të transferohet te Barcelona

La Liga

Ndërhyn FIFA/ Ja si Neymar mund të transferohet te Barcelona

Publikuar

-

“Telenovela” Neymar nuk ka përfunduar. Ylli brazilian duket se ka vendosur të mbetet lojtari më i përfolur i këtyre viteve në tregun e transferimeve.

Pas dy muajve negociata, 27-vjeçari nuk arriti këtë verë të realizonte dëshirën e tij, për të kaluar te Barcelona, nga e cila u transferua te PSG në vitin 2017, për 222 milionë euro.

Shuma që kërkoi klubi francez për të lënë të lirë brazilianin ishte plot 300 milionë euro, gjë që shtangu Barcelonën apo edhe klubet e tjera të interesuara.
Por, në kampin katalanas, ka ende shpresë për rikthimin e Neymar në “Camp Nou”.

Sipas medieve spanjolle, Barcelona mund të shfrytëzojë një nen të statutit të FIFA-s, i cili që nga viti 2001 është në fuqi. Sipas këtij neni, lojtari mund të përfundojë kontratën në mënyrë të njëanshme, madje edhe pa ekzistuar ajo që njihet si shkak i drejt.

Në këtë rast, çmimi i Neymar do të përcaktohej nga avokatët e FIFA-s dhe përfaqësuesit e Neymar, të cilat pas konsultave përkatëse, do t’i caktonin çmimin rreth 170 milionë euro.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Sot do ishte duke luajtur në La Liga, nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur Myrto Uzunit

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të shkëlqyer te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Talenti beratas gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kësaj jave. Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, talenti i Kombëtares, foli në lidhje me prapaskenat e merkatos së janarit duke u shprehur: “Unë jam tifoz […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Sadiku dhe Bare dhurojnë spektakël te Malaga, bomberi “arkitekt” i triumfit të sotëm

Publikuar

-

Nga

Ndeshja e sotme e Malagas së Armando Sadikut dhe Keidi Bares ka qenë shumë e veçantë. Për herë të parë pas shumë vitesh, klubi nuk është më nën drejtimin e sheikut Al Thani, pasi një gjykatë administrative i ka hequr atij drejtimin për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare ndaj klubit që tani ka kaluar […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Tronditet Barcelona/ Humbet titullarin për në Champions, rrezikon El Clasicon

Publikuar

-

Barcelona ka marrë një lajm mjaft të keq ditën e sotme, teksa ka humbur një prej titullarëve të ekipit. Bëhet fjalë për Sergi Roberton, i cili ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë ndaj Napolit në mesjavë në Champions League. Sidoqoftë, ajo që shqetëson më shumë është se Roberto mund të humbasë edhe El […]

LEXO TE PLOTE