Connect with Us

Dikur ishte i pastrehë, sot luan me Anglinë/ Historia e pabesueshme e 26-vjeçarit

Premier Liga

Dikur ishte i pastrehë, sot luan me Anglinë/ Historia e pabesueshme e 26-vjeçarit

Publikuar

-

Edhe futbolli ka përrallat e tij. Ajo që po tregojmë është e Tyrone Mings, sot 26 vjeç, mbrojtës i Aston Villas, që mori ftesën e parë nga përfaqësuesja e “Tre Luanëve”, kur deri pak kohë më parë, ishte pa çati mbi kokë.

Mings, i promovuar me Aston Villan në Premier League, ka lindur në Bath, Somerset, më 13 mars 1993. Jeton me nënën e tij, Dawn, dhe tri motrat. Kur ishte 8 vjeç, jeta e tij mori një kthesë të papritur. E ëma u nda nga partneri dhe ishte e detyruar që bashkë me fëmijët të jetonte në një banesë, nëse mund të quhej e tillë, pa çati: një dhomë e vetme me dy shtretër marinarësh dhe një divan.

“Nuk kishim vend për t’u rrotulluar, por s’kishim zgjidhje tjetër. Kujtoj gjithçka, ishte e tmerrshme. Shkonim në tualet dhe bënim dush të gjithë bashkë. Qëndruam gjatë aty nga 6 muaj deri 1 vit. Unë isha në fillore, një përvojë aspak e këndshme,” – tregon Mings.

Futboll dhe punë: Fare i vogël Mings nis të merret me futboll. Regjistrohet në akademinë e Southamptonit, por ishte ngordhalaq dhe në moshën 15-vjeçare nuk e pranuan më në skuadër. Por Tyrone nuk heq dorë, bën disa prova te Cardiff City, Swindon Town, Portsmouth e Bristol Rovers: e refuzuan sërish. Pasi fitoi një bursë studimi për futboll dhe pasi kaloi orë të tëra në palestër, iu bashkua Yate Town e më pas Chippenham Town, në Southern League. Luan, ndihet mirë, por paratë nuk i mjaftojnë. Paguhet vetëm 45 paundë në javë dhe detyrohet të punojë në një “pub”. Sot është në përfaqësuese, ndërsa 7 vite më parë mbushte gotat e birrës. Në një moment të caktuar, punon edhe si nëpunës në një zyrë konsulence për pasuritë e paluajtshme: “Nuk e mohoj se në ndonjë moment pata dyshime për të ardhmen time si futbollist.”

Mrekullia: Për ta shpëtuar, sikurse ndodh në përralla, erdhi ish-mbrojtësi Russell Osman. E sheh duke luajtur dhe ia rekomandon Ipswich Town. Një orë në ndeshjen e kontrollit dhe vjen kontrata e parë për Tyrone. Gjërat shkuan mirë dhe në vitin 2015 kalon te Bournemouthi në Premier League për 8 milionë paundë. Por ende nuk jemi në fundin e lumtur të përrallës. Në ndeshjen debutuese në Premier League, kundër Leicesterit, këput ligamentet e gjurit e detyrohet të qëndrojë jashtë për 1 vit: “Kur më treguan shkallën e dëmtimit, u çmenda fare. Doja të hiqja dorë nga gjithçka, u mbylla në vetvete dhe nuk doja të flisja me njeri.” Megjithatë, e gjeti forcën për të reaguar.

Ftesa nga “Tre Luanët”: Ajo që vjen më pas është historia që dinë të gjithë. Më 31 janar 2019 kaloi në formë huazimi për 6 muaj tek Aston Villa, shënon golin e tij të parë për Villans më 8 shkurt, në barazimin ndaj Sheffield United. Vjen ngjitja në Premier dhe blerja përfundimtare e kartonit të tij nga Aston Villa për thuajse 30 milionë euro. Dhe, së fundmi, ftesa e papritur nga Gareth Southgate për ndeshjet me Bullgarinë dhe Kosovën për Euro 2020. Tani pritet debutimi në përfaqësuese, por sigurisht që kjo përrallë mbyllet me: “jetuan të gjithë të lumtur”. Ai dhe nëna e tij Dawn, tashmë i kanë shlyer të gjitha borxhet.

*Marrë te Supersport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Super ndeshje në Londër/ Arsenali me fitore spektakolare ndaj Evertonit të Ancelottit

Publikuar

-

Arsenali ka mposhtur Evertonin 3-2 në një prej ndeshjeve më të bukura të këtij sezoni. Gola dhe emocione pa fund në Emirates teksa të besuarit e Mikel Artetës vazhdojnë të tregojnë një përmirësim të dukshëm në krahasim me fazën e parë të sezonit. Miqtë e drejtuar nga Ancelotti arrijnë të gjejnë golin e avantazhit pas […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Fitore bindëse e Man. United/ Shkëlqen blerja e bujshme e janarit

Publikuar

-

Janë mbyllur dy sfidat e orës 15:00 në Premier League, me Manchester United dhe Wolverhampton që kanë marrë fitore të pastra 3-0, respektivisht kundër Watford dhe Norëich. “Djajtë e Kuq” e kanë pasur të thjeshtë përballë Watford dhe e dominuan takimin në “Old Trafford”. Bruno Fernandes bëri një ndeshje të madhe, duke fituar një penallti […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Video: Talenti 18-vjeçar i Manchesterit shënon gol spektakolar

Publikuar

-

Manchester United ka gjetur edhe golin e tretë përballë Watford. Talenti 18-vjeçar, Greenwood, brenda zone ka lëshuar një të majtë të fortë duke finalizuar një aksion të rrjedhshëm të “Red Devils”. Ky ishte goli i pestë për sulmuesin këtë kampionat, ndërsa “Djajtë” kanë futur në kasafortë 3 pikët ndaj Watford.

LEXO TE PLOTE