Connect with Us

Eliminatore Euro 2020/ Italia bën detyrën dhe merr fitoren e pestë radhazi

Sport

Eliminatore Euro 2020/ Italia bën detyrën dhe merr fitoren e pestë radhazi

Publikuar

-

Italia duket se ka rilindur nën drejtimin e Roberto Mancinit. “Azurrët” po bindin në lojë dhe në rezultate. Fitorja e radhës në ndeshjet eliminatore Euro 2020 është siguruar pak më parë më shifrat 1-3 në fushën e Armenisë së largët.

Miqtë e filluan shumë keq takimin, pasi Armenia shënoi në minutën e 11′ me anë të Karapetian, pas një gafë shumë të rëndë të interistit Nicolo Barella. Barazimi i shifrave 1-1 erdhi në minutën e 28′ me golin e Andrea Belotti-t, pas asistit të Emerson.

https://twitter.com/i/status/1169657827826290690

Në fund të pjesës së parë, vendasit mbeten me 10 lojtarë pasi autori i golit Karapetyan në kërcim e sipër goditi Bonuccin dhe arbitri i dha kartonin e verdhë të dytë në pak minuta.

Me një lojtar më shumë u duk se Italia do ta kishte të lehtë në pjesën e dytë, por nuk shkoi kështu. Ekipi i Mancinit vuajti shumë para se të shënonte dy gola të shpejtë më Pellegrinin 77′ dhe sërish Belotti 80′.

https://twitter.com/i/status/1169670322561388545

Pas 5 ndeshjeve në grupin J, Italia kryeson me pikë të plota klasifikimin dhe kualifikimi në Euro 2020 është tashmë i garantuar. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE