Connect with Us

PSG e refuzoi/ Zbulohet oferta e frikshme që Juventusi bëri për Neymarin

Seria A

PSG e refuzoi/ Zbulohet oferta e frikshme që Juventusi bëri për Neymarin

Publikuar

-

Në garë për transferimin e Neymar në merkaton që u mbyll pak ditë më parë, nuk ishte vetëm Barcelona & Reali, por edhe Juventusi.

Gjatë ditës së sotme mediat italiane kanë zbuluar ofertën e bardhezinjve në drejtim të PSG-së për yllin brazilian.

“Zonja” ka ofruar 100 milionë euro dhe kartonin e Paulo Dybala. Vlera e Dybala sipas Transfermarkt.com aktualisht është 85 milionë euro. Pra, bardhezinjtë i kanë ofruar PSG-së plot 185 milionë euro dhe përgjigjja që morën ishte negative.

Ashtu si për dy gjigantët e La Ligës edhe për klubin italian, sheiku i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka qenë i qartë: Neymar largohet vetëm nëse dikush paguan 300 milionë euro. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Më i bukur seksi me Georgina-n apo goli me roveshiatë kundër Juventusit?/ Ronaldo nuk ka dilema, zgjedh…

Publikuar

-

Në një intervistë të fundit për gazetarin Piers Morgan, Cristiano Ronaldo ka folur gjatë për karrierën e tij, për babain që nuk jeton më, sukseset e arritura, rivaliteti me Messin, por nuk ka ngurruar t’u përgjigjet edhe pyetjeve të tjera disi më “thumbuese”.

Morgan e pyeti portugezin, nëse goli me roveshiatë që shënoi kundër Juventusit kur luante me Realin ishte më mirë se eksperiencat në shtrat me Georgina-n?! Ronaldo nuk pati fare dyshime dhe zgjodhi të dashurën e tij.

“Mënyra se si e realizova, ndaj Buffon, në një ndeshje në Champions League, e bëjnë atë një gol të bukur. E kam provuar të shënoj një gol të ngjashëm për shumë, shumë vite. Kam shënuar, por nuk e kisha bërë këtë. Më në fund realizova me roveshatë dhe bëra realitet fiksimin tim të vjetër, por ai gol nuk është më i mirë në krahasim me eksperiencat në shtrat me Georgina-n time”, u shpreh Ronaldo. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Champions League/ Napoli ul me këmbë në tokë kampionët në fuqi

Publikuar

-

Napoli e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Champions League, pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj Liverpoolit.

Ekipi i Ancelottit edhe pse kishte përballë kampionët në fuqi të Europës e dominojë ndeshjen nga fillimi në fund. Dy golat e takimit u shënuan në minutat e fundit.

Fillimisht në minutën e 81′, Dries Mertens dërgoi topin në rrjetë nga penalltia, që u fitua nga Jose Callejon.

Në minutat shtesë, Napoli shënoi edhe golin e dytë me transferimin e kësaj vere, Fernando Llorente, që përfitoi nga një gabim i Van Dijk.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Salzburgu fitoi bindshëm 6-2 ndaj Genk, duke mbajtur vendin e parë me golavarazh më të mirë se Napoli. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Interi nuk fitoi dot ndaj ekipit më të lehtë në grup/ 50 mijë tifozë zikaltër reagojnë ashpër

Publikuar

-

Interi nuk shkoi më shumë se një barazim në shifrat 1-1 ndaj Slavia Prague. Djemtë e Conte-s i shpëtuan turpit falë golit të Nicolo Barella në minutat shtesë.

Ky rezultat nuk është pritur aspak mirë nga tifozët vendas, ku rreth 50 mijë zikaltër kanë vërshëllyer futbollistët e Interit ku po dilnin nga fusha, në shenjë pakënaqësie për rezultatin por edhe lojën shumë të dobët.

Me këtë barazim, Interi rrezikon shumë për kualifikimin në fazën tjetër, duke ditur se ka në grup Barcelonën dhe Dortmundin dhe përballja e sotme ndaj çekëve ishte më e lehta për zikaltrit, të paktën në letër. /CNA.al

LEXO TE PLOTE