Connect with Us

Buffon dhe Alisson janë rezervat e mia/ Unë jam portieri më i mirë në botë

Seria A

Buffon dhe Alisson janë rezervat e mia/ Unë jam portieri më i mirë në botë

Publikuar

-

Kur bëhet fjalë për heronjtë e portës i numërojmë me gishtat e dorës. Nëse një sulmes apo mesfushor ka mundësi të behët “legjendë”, tek ruajtësit e golit kundërshtar ky epitet është e vështirë për t’u arritur. Por ka dhe nga ata portierë mendjelehtë që e quajnë veten legjendë me dy pritje penalltish apo edhe nga pozicioni i titullarit.

I tillë është edhe rasti i portierit të Juventusit, Szczesny. Polaku ka deklaruar gjithë buzëqeshje se është më i mirë se Buffon dhe Alisson i Liverpool, pra më i miri në historinë e futbollit. Dhe e dini pse? Sepse Buffon tani te Juventus është zëvendësuesi i tij ndërsa Alisson në kohën kur kanë qenë te skuadra e Romës ka qenë sërish zëvendësuesi i tij. Por ku është tani Alisson? Fituesi i Champions League, portieri më i vlerësuar në Premier League, fitues i Superkupës dhe portieri më i mirë i sezonit të kaluar sipas UEFA. Të gjitha këto në një vit. Po Szczesny ?!

“Kur isha te Roma zvendësuesi im ishte Alisson, i cili sot konsiderohet portieri më i mirë në botë, tani unë jam te Juventus dhe Buffon, me siguri më i miri në histori, është zëvendësuesi im ”. Përfundimi, pra, për Szczesny është vetëm një: “Ky – tregon ai me një buzëqeshje – do të thotë që unë jam portieri më i mirë në botë dhe në historinë e futbollit”.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Interi nuk fitoi dot ndaj ekipit më të lehtë në grup/ 50 mijë tifozë zikaltër reagojnë ashpër

Publikuar

-

Interi nuk shkoi më shumë se një barazim në shifrat 1-1 ndaj Slavia Prague. Djemtë e Conte-s i shpëtuan turpit falë golit të Nicolo Barella në minutat shtesë.

Ky rezultat nuk është pritur aspak mirë nga tifozët vendas, ku rreth 50 mijë zikaltër kanë vërshëllyer futbollistët e Interit ku po dilnin nga fusha, në shenjë pakënaqësie për rezultatin por edhe lojën shumë të dobët.

Me këtë barazim, Interi rrezikon shumë për kualifikimin në fazën tjetër, duke ditur se ka në grup Barcelonën dhe Dortmundin dhe përballja e sotme ndaj çekëve ishte më e lehta për zikaltrit, të paktën në letër. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Champions League/ Conte befason me formacionin zyrtar të ndeshjes së parë

Publikuar

-

Interi do ta nisë sezonin e ri të Champions League me perballjen në “San Siro” ndaj ekipit çek të Slavia Prague.

Conte ka befasuar jo pak më formacionin zyrtar për këtë takim, duke lënë jashtë dy emra të njohur, Vecino dhe Diego Godin. Në vend të dy uruguajanëve, Conte ka zgjedhur Gagliardini dhe D’Ambrosio. Lënia jashtë e Diego Godin është një surprizë e vërtetë, pasi 33-vjeçari ka një eksperiencë mjaft të madhe në Champions League dhe sot pritej ta niste si titullar.

Nuk ka surpriza në sulm, ku gjenden Lukaku dhe Martinez. Në anën tjetër, ekipi çek vjen me formacionin më të mirë të mundshëm. Ndeshja fillon në orën 18:55. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Del Piero zbulon ekipin që do të fitojë Champions League/ Juventus? Jo, jo!

Publikuar

-

Alessandro Del Piero ka parashikuar skuadrat favorite për të fituar trofeun e Champions League në këtë sezon, që fillon sot. Legjenda e Juventusit nuk beson se ish-ekipi i tij është favorit kryesor këtë sezon, por bën pjesë në listën e ekipeve konkurrente.

“Unë them Barcelona, Manchester City e pastaj Liverpool, këto janë para skuadrave tjera. Juventus është në grupin e dytë, por vetëm për shkak të rezultateve nga edicioni i kaluar. Në realitet ekipi është konkurrent. Dhe, duhet të kenë kujdes nga Real Madrid, që do të rikthehet shumë lart këtë sezon”, tha Del Piero për “Gazzetta dello Sport”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE