Connect with Us

Interi nuk e ka mbyllur akoma “merkaton”/ Gati firma me 3 yje të njohur

Seria A

Interi nuk e ka mbyllur akoma “merkaton”/ Gati firma me 3 yje të njohur

Publikuar

-

Edhe pse merkato e verës u mbyll më 2 shtator, Interi ka në plan të vazhdojë akoma fuqizimin e klubit, por këtë herë brenda grupit. Klubi zikaltër po përgatit procedurat për rinovimin me tre nga yjet e Conte-s.

I pari në listë është portieri slloven, Samir Handanovic, kontrata aktuale e të cilit mbaron në vitin 2021. Edhe pse mban 35-vjeç mbi supe, Interi po mendon ti ofrojë rinovimin duke parë formën e tij të mirë, me të njëjtën rrogë që merr aktualisht, 3.5 mln euro. Me pak fjalë, Handanovic do ta mbyllë karrierën tek Interi.

I dyti është mbrojtësi Danilo D’Ambrosio, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor të vitit 2021. Përveç rinovimit, për 30-vjeçarin pritet të ketë edhe një rritje rroge.

I treti dhe më i rëndësishmi është Lautaro Martinez. 22-vjeçari do të rinovojë me Interin deri në vitin 2024 dhe do të ketë dyfishim rroge. Aktualisht është ndër futbollistët më pak të paguar me vetëm 1.5 milionë euro në sezon. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Champions League/ Conte befason me formacionin zyrtar të ndeshjes së parë

Publikuar

-

Interi do ta nisë sezonin e ri të Champions League me perballjen në “San Siro” ndaj ekipit çek të Slavia Prague.

Conte ka befasuar jo pak më formacionin zyrtar për këtë takim, duke lënë jashtë dy emra të njohur, Vecino dhe Diego Godin. Në vend të dy uruguajanëve, Conte ka zgjedhur Gagliardini dhe D’Ambrosio. Lënia jashtë e Diego Godin është një surprizë e vërtetë, pasi 33-vjeçari ka një eksperiencë mjaft të madhe në Champions League dhe sot pritej ta niste si titullar.

Nuk ka surpriza në sulm, ku gjenden Lukaku dhe Martinez. Në anën tjetër, ekipi çek vjen me formacionin më të mirë të mundshëm. Ndeshja fillon në orën 18:55. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Del Piero zbulon ekipin që do të fitojë Champions League/ Juventus? Jo, jo!

Publikuar

-

Alessandro Del Piero ka parashikuar skuadrat favorite për të fituar trofeun e Champions League në këtë sezon, që fillon sot. Legjenda e Juventusit nuk beson se ish-ekipi i tij është favorit kryesor këtë sezon, por bën pjesë në listën e ekipeve konkurrente.

“Unë them Barcelona, Manchester City e pastaj Liverpool, këto janë para skuadrave tjera. Juventus është në grupin e dytë, por vetëm për shkak të rezultateve nga edicioni i kaluar. Në realitet ekipi është konkurrent. Dhe, duhet të kenë kujdes nga Real Madrid, që do të rikthehet shumë lart këtë sezon”, tha Del Piero për “Gazzetta dello Sport”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Champions League/ Ancelotti ‘harron’ Hysajn për ndeshjen ndaj Liverpoolit

Publikuar

-

Elseid Hysaj nuk është grumbulluar me Napolin për sfidën e nesërme në Champions League kundër Liverpoolit. Për krahun e djathtë të mbrojtjes, Ancelotti ka thirrur Malcuit dhe Mario Rui, duke lënë jashtë mbrojtësin shqiptar, kjo edhe për shkak të një dëmtimi të shkodranit.

Por, duhet thenë se Ancelotti nuk e sheh Hysajn si titullar, por vetëm si zëvendësues. Edhe pse u përfol shumë gjatë verës për largimin e tij nga Napoli, në fund vendosi të qëndronte aty. Të paktën deri në janar…

Ndeshja mes Napolit dhe Liverpoolit do të luhet nesër në “San Paolo” duke filluar nga ora 21:00. /CNA.al

LEXO TE PLOTE