Connect with Us

Klopp kujton detajet nga festa e titullit/ Kisha pirë shumë, u zgjova në një…

BundesLiga

Klopp kujton detajet nga festa e titullit/ Kisha pirë shumë, u zgjova në një…

Publikuar

-

Në vitin 2011, Jurgen Klopp u bë i njohur në Gjermani e mbarë botën, pasi arriti të fitojë titullin kampion me skuadrën e Borussias së Dortmundit, ndërsa sot pas shumë vitesh, tekniku kujton me nostalgji atë kohë.

“Di të them që e kam tepruar shumë me pijen dhe kjo u dallua edhe në disa intervista të dhëna pas ndeshjes. Nuk ka shumë sens të tregoj çfarë ndodhi atë ditë, por kujtoj që pas festës në stadium, jam zgjuar në një kamion, brenda garazhit të “Signal Iduna Park”. Nuk e mbaj mend si përfundova aty, por thjesht kur u zgjova isha vetëm”, tregon Klopp.

Tekniku gjerman vazhdon rrëfimin e tij me një tjetër “incident” interesant, që ndodhi pasi la stadiumin, bashkë me drejtorin sportiv të klubit verdhezi, Hans-Joachim Watzke.

“U nisëm për të ikur nga stadiumi dhe Watzke ndaloi një makinë në rrugë. Ishte një turk me një makinë me portobagazh, ndërsa Watzke i nxori 200 euro dhe i kërkoi të na merrte. Hipëm dhe isha ende i lodhur e i përgjumur, ndërsa koka më përplasej nëpër makinë. Në një moment po ndjeja një erë të rëndë dhe për një çast mendova se isha në ëndërr, por jo… Bagazhi i makinës ishte plot me pula”, tha trajneri gjerman.

*Marrë te supersport.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Barcelona me fat/ Penalltia e pritur nga Ter Stegen duhej përsëritur, ja pse

Publikuar

-

Barcelona mund ta quajë veten me fat pasi doli me një pikë nga përballja me Dortmundin, sepse mund të kishte dalë edhe pa pikë fare. Në minutën e 57′, Marco Reus kishte mundësinë e artë për të kaluar në avantazh Dortmundin, por penalltia e tij u prit nga Ter Stegen.

Megjithatë, penalltia duhej të përsëritej sepse Ter Stegen del me të dyja këmbët jashtë vijës së tij, ndërkohë që me rregullat e reja të këtij sezoni, njëra këmbë duhet të jetë në vijë.

Edhe pse ky detaj mund t’i ketë shpëtuar arbitrit, duhej të ishte sinjalizuar nga VAR-i, që penalltia duhej përsëritur. Kritikat në rrjetet sociale dhe jo vetëm, kanë qenë të shumta në këtë rast. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Dortmundi dhe Barça ndahen në paqe, falë Ter Stegen/ Ja rezultatet e plota të ndeshjeve të sotme

Publikuar

-

Supersfida e mbrëmjes mes Dortmundit dhe Barcelonës mbyllet në paqe, 0-0. Një ndeshje e bukur, e dominuar totalisht nga vendasit, por heroi i Barcelonës është Marc-Andre ter Stegen.

Portieri gjerman jo vetëm që priti penalltinë e Reus në minutën e 57′, por gjatë gjithë ndeshjes ka qenë protagonist duke ndalur në mënyrë fantastike të gjitha përpjekjet e vendasve për të gjetur golin e avantazhit.

Ashtu siç dhe pritej, Messi e nisi nga stoli këtë ndeshje, u aktivizua në minutën e 60′, por nuk solli ndryshim në lojën e katalanasve. Edhe ndeshja tjetër në këtë grup që u luajt më parë u ndal në barazim, Inter-Slavia Prague 1-1.

Rezultatet e plota të të gjitha ndeshjeve të sotme të Champions League janë si më poshtë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Lajm i hidhur për Bayernin/ Humbet yllin e ekipit për disa javë

Publikuar

-

Sikur të mos mjaftonte barazimi 1-1 në sfidën e djeshme kundër Leipzig, Bayerni ka marrë sot një lajm tjetër të keq. David Alaba do të mungojë disa javë për bavarezët.

Austriaku ka marrë një dëmtim në muskuj para ndeshjes me Leipzig, mirëpo pas analizave të bëra u përcaktua se futbollisti vuan nga një lëndim më serioz nga sa pritej dhe do të mungojë në ndeshjet e ardhshme. Akoma nuk dihet koha se kur mund të kthehet saktësisht në fushë.

Ndeshja e radhës e Bayernit është të mërkuën në Champions League kundër serbëve të Crvena Zvezda, Niko Kovac duhet të bëjë një zgjedhje të vështirë për të zëvendësuar mungesën e Alaba, njërit prej senatorëve të ekipit bavarez. /CNA.al

LEXO TE PLOTE